Gazetari Lirim Mehmetaj, përmes një shkrimi në profilin e tij në Facebook në prag të zhvillimeve të fundit në Gjykatën Speciale në Hagë, ka deklaruar se ky proces nuk përfaqëson thjesht një tregim personal të individëve, por është një përballje përcaktuese për vetë historinë dhe të ardhmen e shtetit të Kosovës.
“Historia e shtetit te Kosoves neser fillon episodin e fundit te perballjes me aktin me percaktues prejse filloi lufta e UÇK-se per liri. Prokuroria e Speciales ka fjalen perfundimtare.”
Sipas Mehmetajt, Kosova po hyn në “episodin e fundit” të një sage që nisi me luftën e UÇK-së për liri. Ai ka kritikuar ashpër zërat që tentojnë ta minimizojnë peshën e këtij procesi, duke e cilësuar atë si një gjykim ndaj biografisë së shtetit.
“Fatkeqesisht ka akoma shqiptare qe ose te verbuar nga urrejtja, ose kurrizthyer e bythshitur jane munduar me aq zell ta paraqesin procesin ne Gjykate Speciale si nje tregim personal i disa individeve.
E verteta eshte se e gjithe biografia e Speciales eshte pasqyre e hapur e faktit se gjykimi i behet luftes, shtetit dhe te ardhmes.” – tha ai.
