Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Mehmetaj për audio-incizimet e Lladrovcit: S’janë pjesë e fushatës, janë të verifikuara dhe me rëndësi publike

GD
Gazeta Demos6 tetor 2025 në 21:12
Mehmetaj për audio-incizimet e Lladrovcit: S’janë pjesë e fushatës, janë të verifikuara dhe me rëndësi publike

Gazetari Lirim Mehmetaj është përballur me kryetarin aktual të Drenasit, Ramiz Lladrovci, në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini, pas publikimit të një audio-incizimi ku dëgjohet Lladrovci duke diskutuar për projekte ndërtimore në territorin e komunës.

Gjatë debatit, Mehmetaj ka mbrojtur publikimin e materialit, duke theksuar se incizimi nuk ka lidhje me fushatën zgjedhore, por është publikuar në momentin kur ai e ka siguruar.

“Gazetarit nuk i intereson as kush ia sjell materialin, as motivet që qëndrojnë prapa atij që ia sjell materialin. Veç dy gjëra i interesojnë: a është i vërtetë dhe a përbën interes për publikun,” tha Mehmetaj.

Ai shtoi se publikimi i incizimit është bërë në përputhje me etikën profesionale dhe parimin e transparencës ndaj qytetarëve.

“Përderisa materiali që e kemi publikuar ne është i vërtetë dhe përbën interes për publikun, normalisht që e publikojmë,” deklaroi gazetari.

Audio-incizimi në fjalë ka nxitur reagime të shumta në opinionin publik dhe politik, ndërsa Lladrovci ka mohuar akuzat, duke thënë se materiali është “i prerë disa herë” dhe është përdorur për qëllime fushate.

audioincizimet

Më shumë nga Lajme

  • 09:06Jetonte i vetëm, gjendet i vdekur një burrë në Dragash
  • 08:43Vdiq në krye të detyrës, sot homazhe për policin Altin Kryeziu në Malishevë
  • 08:28Dita Ndërkombëtare e Personave të Zhdukur, mbi 1 mijë persona ende të pagjetur në Kosovë
  • 08:14Tërmet në Shqipëri, lëkundjet ndihen në disa zona
  • 08:08Sot zbulohet lapidari i Triumf Rizës, 19 vjet pas vrasje