Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Memli Krasniqi: Kurti ka filozofi demonizimi e UÇK-së, gjatë janë fshehur prapa Glaukave, këta janë Dimala

GD
Gazeta Demos28 gusht 2025 në 10:17
Memli Krasniqi: Kurti ka filozofi demonizimi e UÇK-së, gjatë janë fshehur prapa Glaukave, këta janë Dimala

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka shprehur bindjen e tij se kryetari i ri i Kuvendit, Dimal Basha, është dëshmi e vazhdimit të një filozofie politike kundër UÇK-së dhe trashëgimisë së saj.

“Nëse është dikush që e ka pasur mënyrë jetese demonizimin e UÇK-së dhe të udhëheqësve të saj, ai është Albin Kurti. Rrjedhimisht, gati secili që i është bashkuar atij, ka pasur ose ka përvetësuar të njëjtin mentalitet,” ka thënë Krasniqi.

Ai ka përmendur propozimet e Vetëvendosjes për kryetar të Kuvendit si “shembull të qartë” të kësaj qasjeje.

“Albulena Haxhiu, Donika Schwartz, Hekuran Murati – të tre me qëndrime dhe veprime kundër UÇK-së dhe trashëgimisë së saj. Njëra duke ua zvogëluar fondet e mbrojtjes në Gjykatën e Hagës, tjetra duke pranuar se ka dorëzuar dosje kundër krerëve të UÇK-së, e tjetri duke përjashtuar nga paga minimale kategoritë e luftës çlirimtare dhe duke i fyer luftëtarët e lirisë në krahasimet që ua bënte me mercenarë.”

Sipas tij, edhe Kryeparlamentari i ri, me artikullin e tij kundër UÇK-së, e dëshmon të njëjtën linjë politike.

“Edhe Kryekuvendari i ri, me artikullin e tij morbid kundër UÇK-së, i cili doli dje në pah, vetëm sa e konfirmon filozofinë e Vetëvendosjes: sa më shumë të distancohesh nga UÇK-ja, aq më shpejt ngjitesh në parti. Kjo edhe mund të jetë formula e tyre e brendshme.”

Krasniqi tha se vota e PDK-së nuk ka qenë për individin, por për të mbajtur zotimin e dhënë qytetarëve dhe për të çuar drejt fundit një bllokadë institucionale disa mujore.

“Vota jonë nuk ka qenë për individin – por për të mbajtur zotimin e dhënë para qytetarëve, me qëllim të dhënies fund bllokadës institucionale. Por, edhe për ta zhveshur Vetëvendosjen dhe për ta vënë para reflektorit publik të së vërtetës. Sepse, gjatë janë fshehur e amnistuar prapa Glaukave, por në fakt këta janë Dimala. Nëse ndokush ka pasur dyshime, qoftë edhe brenda elektoratit të tyre, sot besoj e kanë të qartë këtë.”

Ai ka drejtuar kritika të drejtpërdrejta edhe ndaj Vetëvendosjes dhe kryeministrit Kurti.

“Turpi i mbetet Vetëvendosjes dhe Albin Kurtit, të cilët me insistim e kandiduan Dimal Bashën. Por, një gjë po vërtetohet edhe tash, siç e kishim thënë në dy herët e kandidimit të tij – ai nuk është i denjë që të jetë Kryetar i Kuvendit.”

Krasniqi tha se partia e tij do të qëndrojë gjithmonë në mbrojtje të luftës së UÇK-së dhe shtetit të Kosovës.

“Sa për PDK-në, partinë që e pasoi UÇK-në, pavarësisht gjithçkaje e çdo zhurme, do ta mbrojmë me çdo kusht, si çdo herë tjetër, luftën e UÇK-së dhe shtetin e Kosovës.”

Më shumë nga Lajme

  • 10:40AUV asgjëson edhe mbi 21 tonë produkte mishi, pas dyshimeve për myk
  • 10:31Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro gjatë tetorit, shënon rritje prej 5.9 për qind
  • 10:30Shtetet me nxënësit më të zgjuar në botë, Shqipëria në vend të 47-të, Kosova e 82-a
  • 10:23U.d. e kryeprokurores kërkon më shumë përkushtim nga prokurorët e Pejës, caktohet koordinatori për rastet e dhunës në familje
  • 09:59Mbi 1 mijë çifte kosovare u shkurorëzuan brenda 9 muajve, korriku prin me raste