Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Memli Krasniqi viziton Kadri Veselin: Pavarësisht zvarritjeve, presim vendimin përfundimtar dhe kthimin e tyre në atdhe

GD
Gazeta Demos6 maj 2026 në 16:23
Memli Krasniqi viziton Kadri Veselin: Pavarësisht zvarritjeve, presim vendimin përfundimtar dhe kthimin e tyre në atdhe

Ish-Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka bërë të ditur se ka zhvilluar një tjetër vizitë në Hagë, ku ka takuar ish-kryetarin e PDK-së dhe ish-kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Përmes një postimi publik, Krasniqi ka thënë se, edhe pas viteve të gjata të procesit gjyqësor, Veseli dhe bashkëluftëtarët e tij vazhdojnë ta ruajnë dinjitetin, qetësinë dhe besimin në drejtësi.

“Sot, një tjetër vizitë në Hagë, për ta takuar Kryetarin Kadri Veseli. Edhe pas gjithë këtyre viteve të gjata e të vështira, ai dhe bashkëluftëtarët e tij vazhdojnë ta mbajnë lart dinjitetin, qetësinë dhe besimin në drejtësi”, ka shkruar Krasniqi. Ai e ka përshkruar Veselin si të palëkundur në bindjet e tij dhe me dashuri të madhe për Kosovën, duke theksuar se pritja e gjatë dhe shtyrjet e vazhdueshme të vendimit po e rëndojnë gjithë procesin. “Si gjithmonë, i fortë në bindjet e tij, me dashuri të pashuar për Kosovën dhe me mall të madh për njerëzit dhe vendin e vet.

Kjo pritje e gjatë nuk është e lehtë për askënd, sidomos kur vendimi vazhdon të shtyhet dhe procesi zvarritet pafundësisht”, thuhet në postim.

Krasniqi ka ritheksuar besimin në pafajësinë e ish-krerëve të UÇK-së dhe ka kërkuar që procesi të marrë fund sa më parë me një vendim të drejtë dhe të pandikuar. “Po i numërojmë ditët deri në kthimin e tyre aty ku përkasin: në atdheun e tyre, pranë familjeve dhe popullit të Kosovës. Deri atëherë, keni të fala të gjithë nga Kryetari dhe shokët e tij!”, ka përfunduar Krasniqi.

PDK

Më shumë nga Lajme

  • 23:34Parashikimi i motit për të mërkurën
  • 23:17Pamjet trishtuese nga protesta në Tiranë, pezullohen policët që e bartnin për gjymtyrë një protestues me këmbë të thyer
  • 22:53Haziri për Kurtin: LDK-së i kërkonte president jopolitik, PDK-së ia toleroi profilin politik
  • 22:28Ky raportohet se është serbi i arrestuar në Fushë Kosovë, që kërcënoi banorët se “do t’i hidhte në erë”
  • 22:19Protesta e dhunshme në Tiranë, reagon ambasada amerikane, thirrje shtetasve të saj: Shmangni demonstratat