Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Mërgimtarët alarmojnë për mungesën e sigurisë në fletëvotime, KQZ-ja sqaron çështjen e shiritit ngjitës

GD
Gazeta Demos26 maj 2026 në 17:23
Mërgimtarët alarmojnë për mungesën e sigurisë në fletëvotime, KQZ-ja sqaron çështjen e shiritit ngjitës

Që nga pranimi i fletëvotimeve nga mërgimtarët për të votuar në zgjedhjet e 7 qershorit, janë ngritur dyshime të shumta lidhur me vlefshmërinë e tyre.

Është një numër i madh i mërgimtarëve, që janë regjistruar si votues jashtë Kosovës, e që kanë shprehur dyshime për llojin e fletëvotimit.

Tash e disa ditë, Klankosova.tv ka pranuar një mori ankesash të tilla, ku mërgimtarët kanë thënë se fletëvotimet nuk përmbajnë numër serik.

Gjithashtu, ata kanë deklaruar se në këto fletëvotime mungon edhe shiriti ngjitës.

Për këtë, mërgimtarët kanë ngritur dyshime për rrezikun e falsifikimit të votës së tyre, të cilën e shprehin me vullnet të plotë për të zgjedhur përfaqësuesit politikë në vendlindjen e tyre.

Përveç tyre, ka qenë edhe Muhamet Idrizi, politikani shqiptar nga radhët e CDU-së për Parlamentin e Hamburgut, që ka ngritur shqetësime lidhur me sigurinë e fletëvotimeve të diasporës.

Ditë më parë, përmes një postimi në Facebook, Idrizi ka alarmuar se dokumentet zgjedhore të dërguara deri më tani për votuesit jashtë vendit nuk posedojnë shirit sigurie, duke vënë në pikëpyetje integritetin dhe gjurmueshmërinë e materialeve zgjedhore.

video

Por, ndaj këtyre dyshimeve ka reaguar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i cili ka dalë me një sqarim për mungesën e shiritit ngjitës në pakon e votimit përmes postës.

KQZ ka thënë se mungesa e një shiriti shtesë ngjitës nuk e cenon vlefshmërinë e fletëvotimit.

“KQZ njofton se, ashtu si në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat u mbajtën në dhjetor të vitit 2025, edhe në zgjedhjet aktuale të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, nuk është paraparë përdorimi i shiritit ngjitës të KQZ-së, i cili ishte përdorur në Zgjedhjet Lokale 2025. Procesi i votimit me postë zhvillohet në atë mënyrë që votuesi e vendos fletëvotimin në zarfin e fshehtësisë, i cili mbyllet me ngjitësin standard që e posedon vet zarfi”, thuhet në këtë deklaratë.

Sipas KQZ-së, ky institucion vazhdimisht ka ndërmarrë masa sigurie në procesin e votimit jashtë vendit.

“Fletëvotimet të cilat janë të vendosura në pakon individuale, janë fletëvotime që përmbajnë elementet e sigurisë, të ngjashme me fletëvotimet që përdoren në Kosovë, në procesin e votimit në vendvotime. Këto elemente sigurie janë të përcaktuara nga KQZ në Rregulloren Zgjedhore për fletëvotimet dhe broshurat. Ato përmbajnë së paku tri veçori të sigurisë, të cilat i bëjnë ato të mbrojtura nga kopjimi apo falsifikimi. Këto veçori përfshijnë mikroshtypin, UV printin dhe elementin “anti-copy”, i cili shfaq shenjë dalluese në rast se tentohet kopjimi i fletëvotimit”, thuhet në deklaratën e KQZ-së.

Po ashtu, KQZ ka sqaruar se secili fletëvotim që u është dërguar votuesve jashtë Kosovës për votim përmes postës, është i vulosur në pjesën e pasme me vulë ngjyrë të zezë.

“Pra, vula e vendosur në këto fletëvotime është me ngjyrë të zezë dhe nuk do të thotë se fletëvotimi është kopje. Përveç këtyre elementeve, votimi me postë sigurohet edhe me pajisjen e votuesve me dëftesën e regjistrimit, një dokument unik që KQZ ua dërgon çdo aplikuesi pasi arrin regjistrohet suksesshëm si votues jashtë Kosovës”, ka thënë KQZ-së.

KQZ

Më shumë nga Lajme

  • 14:37Shtiu me armë në një aheng në Jabllanicë të Vogël, arrestohet i dyshuari
  • 14:35Quni: LDK-ja përmbahet nga situatat që mund të gjenerojnë incidente
  • 14:11Bastiset shtëpia e të dyshuarit për spiunazh, sekuestrohen rreth 40 mijë euro - ndalohet për 48 orë
  • 13:54PDK ftesë partive: Nesër në ora 11:00 në Kuvend
  • 13:49Tahiri: Kuvendi jofunksional, kërkohet veprim i Prokurorisë