Gjatë ditës së sotme deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka njoftuar se ka pasur një përleshje me një qytetarë teksa po intervistohej nga një medium në sheshin e Prishtinës, shkruan GazetaDemos.
Ndërkohë, Zemaj ka dal me një reagim pas rastit duke treguar se ndjen keqardhje, sipas tij ishte qytetari që e ka provokuar me fjalë të papranueshme.
“Sot gjatë një interviste publike ndodhi një situatë e pakëndshme, për të cilën ndjej keqardhje të sinqertë. Një qytetar, nuk e di a ishte e rastit apo me qellim te caktuar, këtë do e vertetojnë policia, më ofendoi dhe më provokoi verbalisht me fjalë të papranueshme, para medias dhe gazetarit që ishim në intervistë. Në atë moment reagova në mënyrë të vetëmbrojtjes në afekt, gjë e cila nuk përfaqëson as bindjet e mia personale, as parimet që unë përfaqësoj si deputet dhe si anëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës”, tha ai.
