Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Në 04:30 të mëngjesit po hynte në Kosovë, arrestohet edhe personi i tretë i dyshuar për përgatitje të një vrasjeje

GD
Gazeta Demos29 nëntor 2026 në 10:46
Në 04:30 të mëngjesit po hynte në Kosovë, arrestohet edhe personi i tretë i dyshuar për përgatitje të një vrasjeje

Në vazhdim të operacionit policor dhe veprimeve hetimore lidhur me rastin e dyshuar të përgatitjes së vrasjes së rëndë në bashkëkryerje dhe mbajtjes në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, Policia e Kosovës njofton se ka arritur të ndalojë edhe personin e tretë të dyshuar.

Sot, “rreth orës 04:30, në pikën kufitare në Han të Elezit, në hyrje të Republikës së Kosovës, është ndaluar edhe personi i tretë i dyshuar, i cili ishte në kërkim policor në kuadër të këtij rasti”, njofton policia.

Pas identifikimit dhe ndërmarrjes së veprimeve të nevojshme procedurale, personi i dyshuar është dërguar në mbajtje, me vendim të Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

“Me këtë zhvillim, në kuadër të këtij rasti janë ndaluar gjithsej tre persona të dyshuar, ndërsa hetimet dhe veprimet operative po vazhdojnë në koordinim të ngushtë ndërmjet Policisë së Kosovës, Prokurorisë Themelore në Prishtinë dhe Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI)”, vijon njoftimi.

dyshuarpersonitretë

Të ngjashme

Përgatitje e vrasjes së rëndë në Prishtinë, pesë të dyshuar – dy arrestohen, intervistohet viktima

Përgatitje e vrasjes së rëndë në Prishtinë, pesë të dyshuar – dy arrestohen, intervistohet viktima

08:39

Më shumë nga Lajme

  • 11:19Pas revoltës së 28 Nëntorit, sot sërish protestë në Shqipëri
  • 11:02Bajrami – Qeverisë: Ku i keni ndërtuar 800km rrugë? Publikojeni listën
  • 10:44Kurti takon anëtarët e sapozgjedhur të Këshillit Kombëtar Shqiptar
  • 10:38Basha: Pastrimi i rrugëve nga bora vazhdoi edhe gjatë natës
  • 10:26KFOR: Mbetemi të përkushtuar për sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë