Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Mësimi gjithëditor “magnet” për prindërit

GD
Gazeta Demos6 shtator 2026 në 20:27
Mësimi gjithëditor “magnet” për prindërit

Ulëset e tavolinat e vendosura në këtë formë, tregojnë për një shkollë me program ndryshe nga të zakonshmet.

Nga ky vit i ri shkollor, edhe shkolla fillore “Mehmet Gjevori” në Prishtinë u bë pjesë e një modeli të ri, atë të mësimit gjithëditorë.

Përveç mësimit me orar më të gjatë, nxënësit nga klasa e parë deri në të pestën, do të ushqehen brenda objektit shkollor.

Ndonëse viti shkollor filloi, praktika e mësimit tërëditor do të fillojë nga java e ardhshme.

“Fillimisht janë bërë përgatitjet e duhura për realizimin e mësimit tërëditor, më pas kemi filluar qysh është planifiku. Prindërit e kanë prit mirë, poashtu fëmijët. Qysh ditën eparë është parë një entuziazëm, si prej prindërve ashtu edhe prej nxënësve”, ka deklaruar Vlora Maliqi, Drejtoreshë në shkollën “Mehmet Gjevori”.

Kalimi në mësimin gjithë ditor duket se e ka rritur edhe interesimin e prindërve.

Drejtoresha e shkollës, Vlora Maliqi, thotë se kërkesat për regjistrimin e fëmijëve në këtë institucion kanë qenë të shumta.

Kësisoj krahas interesimit, edhe numri në klasa ka arritur në mesatare prej mbi 30 nxënësve në një klasë.

“Numri i nxënësve po rritet nëpër klasa, edhe ashtu e kemi pas numrin e lartë. Këtë vit e kemi një numër më të lartë të nxënësve që kanë shpreh dëshirë me u bë pjesë”, ka theksuar ajo.

Kjo, sipas drejtorit të Arsimit në Prishtinë, Arianit Elshani, është rregulluar për nxënësit e klasave të para.

“Ne e kemi ul në 30 nxënës regjistrimin në klasë të para, dhe kjo të vazhdojë çdo vit. Kjo shifër nuk do të tejkalohet në asnjë rast. Sa I përket këtyre klasëve aktuale, ne kemi punu drejt një fuzionimi ku ka pas numër më tyë vogël në disa shkolla. Jemi duke prit në ndërtimin e shkollave të tjera”.

Ndërkohë, në të njëjtin objekt shkollor, vazhdojnë mësimin edhe nxënësit e klasave të gjashta deri të nëntën.

Sipas drejtuesve të shkollës, dy ciklet po funksionojnë pa probleme, falë hapësirës së mjaftueshme brenda objektit.

Në Prishtinë, këtë vit, këtij modeli i janë shtuar edhe tri shkolla të tjera me modelin e mësimit tërëditor.

prindëritmësimitkemi

Të ngjashme

Kadrijaj për Kurtin: E kemi ditur se është mashtrues

Kadrijaj për Kurtin: E kemi ditur se është mashtrues

10:01
Seanca e 9 shtatorit, Hamza i përgjigjet VV-së: E shkelën edhe afatin e tyre, nga sot PDK vepron në forma tjera

Seanca e 9 shtatorit, Hamza i përgjigjet VV-së: E shkelën edhe afatin e tyre, nga sot PDK vepron në forma tjera

11:32
Zjarri në Himarë, banorët rrëfejnë natën e ankthit: Mezi kemi shpëtuar

Zjarri në Himarë, banorët rrëfejnë natën e ankthit: Mezi kemi shpëtuar

08:42

Më shumë nga Lajme

  • 21:08Në Gllogjan ndizet “Zjarri i Lirisë”, Dukagjini përcjell mesazhin: Çlirimtarët nuk janë vetëm
  • 21:047-vjeçari goditet nga vetura në Ferizaj, shoferi ikën nga vendi i ngjarjes
  • 20:57Nga patrullimet pa armë te një Polici moderne, rrëfimet e gjeneratës së parë
  • 20:52Zjarr në afërsi të Malishevës, zjarrfikësit në terren
  • 20:48Nesër s’ka kufizim për kamionët mbi 20 tonë nëpër autoudhë