Seanca gjyqësore në rastin e policit Muhamet Lika ka nisur me tensione në Ferizaj.
Avokatja Fehmije Bytyqi është ankuar lidhur me qasjen e prokurorit të rastit, duke ngritur shqetësime gjatë zhvillimit të seancës.
Ndërkohë, në seancë po dëshmon Driton Dardhishta, i cili ka rrëfyer momentet e vrasjes së policit, si edhe largimin e disa personave në drejtim të çarshisë së Kaçanikut.
