Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Miftaraj: Dua të besoj që Kushtetuesja e ruan standardin që partia e parë ta propozojë kryetarin, por t’i kufizohet e drejta

GD
Gazeta Demos28 korrik 2025 në 22:25
Miftaraj: Dua të besoj që Kushtetuesja e ruan standardin që partia e parë ta propozojë kryetarin, por t’i kufizohet e drejta

Ehat Miftaraj, drejtor ekzekutiv në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), tha se beson që Gjykata Kushtetuese do të ruajë standardin që partia e parë ta propozojë kryetarin, por që sipas tij, partisë së parë duhet t’i kufizohet kjo e drejtë.

“Unë du me besu që Gjykata Kushtetuese ndoshta e ruan standardin së paku edhe një herë që partia fituese, do të thotë në njëfarë mënyre ende i takon e drejta me propozu kryetarin e Parlamentit, por që kjo e drejtë duhet me u kufizu, një herë apo dy herë”, tha ai.

Miftaraj tha në “Tempus” se kjo e drejtë nuk do të thotë që të vazhdohet sikur deri më tani 30 herë, 40 herë e 50 herë.

Ai theksoi se Gjykata Kushtetuese në një mënyrë ka ritheksuar se partia e parë e ka obligim të bëjë diskutim, konsensus, të arrijë pajtimin me partitë e tjera që të bëhet konstituimi i Kuvendit.

“Sepse nuk është e drejtë absolute e partisë së parë veç me propozu emrin, por është përgjegjësi absolute e partisë së parë, në njëfarë mënyre me e gjet konsensusin, pajtueshmërinë me partitë tjera që me i siguru 61 vota për konstituimin e Kuvendit, përfshirë zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve”, shtoi tutje ai. /BetimipërDrejtësi

Më shumë nga Lajme

  • 14:40Alarmon Gjini: Shërbimet sekrete armike të infiltruara deri në majat e pushtetit në Kosovë
  • 14:39Të propozuarit e PDK-së, LDK-së e Aleancës për anëtarë të KQZ-së
  • 14:38Trupi i djegur i një TikTokereje gjendet në vreshta, nis hetimi për vrasje
  • 14:3715 ditë në errësirë, mbi 100 metra nën ujë, peshkatari shpëtohet mrekullisht
  • 14:25Aksident në Podujevë mes një veture dhe motoçiklete, një i lënduar