Pelegrinët myslimanë nga e gjithë bota u mblodhën në malin Arafat në Arabinë Saudite të martën, dita e dytë zyrtare e pelegrinazhit vjetor islamik, i konsideruar si kulmi i Haxhit.
Pavarësisht vapës përvëluese, pelegrinët u mblodhën në kodrën shkëmbore dhe në fushat përreth për lutje intensive që shpesh shënojnë një kulm shpirtëror, shkruan Alarabiya .
Zakonisht, ata murmurisin me zjarr lutjet dhe i shpalosin zemrat e tyre në lutje, duke i kërkuar Zotit falje, mëshirë, bekime dhe shëndet të mirë.
