Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme LIVE

Millan Radoiçiq, pjesë e aktakuzës për krime lufte në Gjakovë

GD
Gazeta Demos6 gusht 2026 në 16:36
Millan Radoiçiq, pjesë e aktakuzës për krime lufte në Gjakovë

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë për krime lufte në Gjakovë kundër 20 personave, në mesin e të cilëve edhe ndaj Millan Radoiçiqit.

Më 15 prill të vitit të kaluar, Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special, kishte lëshuar urdhërarrest ndaj terroristit Radoiçiq dhe 19 serbëve të tjerë të dyshuar për krime lufte kundër popullsisë civile shqiptare në Gjakovë gjatë viteve 1998-1999

E të enjten, Prokuroria Speciale njoftoi se ka ngritur aktakuzë ndaj 20 personave të dyshuar për krime lufte kundër popullsisë civile në Komunën e Gjakovës, duke propozuar që gjykimi ndaj tyre të zhvillohet në mungesë.

Sipas njoftimit të PSRK-së, të pandehurit akuzohen për veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”, të kryera gjatë viteve 1998-1999.

Në mesin e të akuzuarve janë Millovan Kovaçqviq, Radomir Çolliq, Milosh Gjosan, Predrag Ristiq, Sërgjan Kërstiq, L.O., Zh.S., S.S., L.D., Z.R., D.G., Ç.B., V.B., R.B., R.R., L.R. m.SH, Millan Radoiçiq, S.G. dhe T.A.

Prokuroria thotë se “gjatë periudhës së luftës në Kosovë, M.K., në cilësinë e shefit të Sekretariatit të Punëve të Brendshme (SUP) në Gjakovë, R.C., si komandant i njësive të Policisë së Posaçme (PJP), dhe M.D., si komandant i Brigadës së 52-të të Artilerisë Raketore, së bashku me pjesëtarët e këtyre njësive, kanë marrë pjesë në një operacion të gjerë ushtarako-policor”.

Sipas aktakuzës, gjatë këtij operacioni janë vrarë 107 civilë në Komunën e Gjakovës.

“Gjatë këtij operacioni, të pandehurit fillimisht kanë ndarë gratë dhe fëmijët nga burrat. Gratë janë plaçkitur, duke iu marrë stolitë e arit, paratë dhe sendet e tjera me vlerë, ndërsa burrat janë ekzekutuar në shtëpitë dhe oborret e tyre, si dhe në lokacionin e njohur si ‘Ura e Taliqit’”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale.

Po ashtu, sipas Prokurorisë Speciale, gjatë këtij operacioni janë djegur edhe shtëpitë e banorëve.

PSRK-ja ka bërë të ditur se ndaj të pandehurve është propozuar mbajtja e gjykimit në mungesë, ndërsa rasti do të procedohet më tej pranë institucioneve përkatëse të drejtësisë.

Sipas vendimit të cilin e kishte siguruar Klan Kosova në atë kohë, trupat e viktimave janë gjetur pas luftës në një varrezë masive në Batajnicë të Serbisë.

Në arsyetim thuhej se Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës më datë 18.03.2025 ka nxjerrë aktvendim për fillimin e hetimeve, ndërsa urdhërarresti bazohet në dyshime të arsyeshme për kryerjen e veprës penale të krimeve të luftës kundër popullsisë civile, të sanksionuara fillimisht me nenin 142 të Ligjit Penal të ish-Jugosllavisë dhe aktualisht të paraparë me nenin 146 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Ndaj Millan Radoiçiqit ka edhe një urdhërarest për sulmin terrorist në Banjskë më 2023, sulm për të cilin ai e mori përgjegjësinë, e në të cilin u vra polici i Kosovës, Afrim Bunjaku.

krimeluftegjakovë

Të ngjashme

Gjakovë: Ngrihet aktakuzë ndaj një shtetasi të Shqipërisë, kjo është arsyeja

Gjakovë: Ngrihet aktakuzë ndaj një shtetasi të Shqipërisë, kjo është arsyeja

16:25
Wikipedia korrigjon prezantimin e Hashim Thaçit, largohet cilësimi për krime lufte

Wikipedia korrigjon prezantimin e Hashim Thaçit, largohet cilësimi për krime lufte

20:25

Më shumë nga Lajme

  • 23:45Afati po afron, Spahiu: Vështirë të arrihet marrëveshje për presidentin
  • 22:56Nesër në ora 10:00 Kurti mbledh Qeverinë, s’ka rend dite në njoftim
  • 22:44Ergys Agasi mohon takimet me Vlora Hysenin, avokati Haxhia flet në emër të të akuzuarit nga SPAK
  • 22:35Aksident mes dy motoçikletave në Prishtinë, tre persona të lënduar
  • 22:35Çitaku përsëri i reagon Hargreaves: “Drejtësia e pavarur” hipokrizi, Cameron i ka bërë presion kryeprokurorit të GJpNJ për Netanyahun