Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Ministri i jashtëm turk paralajmëron Izraelin: Do të ndërhyjmë nëse tentohet ndarja e Sirisë

GD
Gazeta Demos23 korrik 2025 në 14:11
Ministri i jashtëm turk paralajmëron Izraelin: Do të ndërhyjmë nëse tentohet ndarja e Sirisë

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, ka dërguar paralajmërim të drejtpërdrejtë për Izraelin, duke thënë se Ankaraja do të ndërhyjë nëse bëhet përpjekje për të ndarë Sirinë.

Gjatë një konference të përbashkët për media me homologen e tij nga Salvadori, Alexandra Hill, të mbajtur në Ankara, Fidan deklaroi se Izraeli nuk dëshiron stabilitet përreth vetes dhe po përpiqet ta ndajë Sirinë përmes trazirave të dhunshme në provincën jugore të Suweidas, ku shumicë është komuniteti druze.

“Si Turqi, nuk mund të qëndrojmë të heshtur ndaj një veprimi të tillë”, ka thënë Fidan, duke theksuar se përplasjet mes fraksioneve druze dhe atyre beduine mund të ishin parandaluar vetëm përmes një ndërhyrjeje ushtarake nga qeveria qendrore siriane.

Në korrik, pati përleshje mes fiseve arabe beduine dhe grupeve të armatosura druze në Suweida, në jug të Sirisë. Situata u përkeqësua më 16 korrik, kur ushtria izraelite kreu sulme pranë pallatit presidencial sirian dhe selive të Shtabit të Përgjithshëm dhe Ministrisë së Mbrojtjes.

“Do ta konsiderojmë si kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë tonë kombëtare dhe do të ndërhyjmë nëse tentohet ndarja apo destabilizimi” , u shpreh Fidan duke paralajmëruar Izraelin.

Ankaraja ka luajtur rol kyç në vendosjen e një armëpushimi në Siri, pas sulmeve ajrore izraelite që kishin në shënjestër Damaskun, si dhe rajonet Suweid dhe Daraa, me arsyetimin e mbrojtjes së komunitetit druzi.

Më shumë nga Lajme

  • 17:59Ramadani: Aleanca merr përgjegjësinë kryesore në opozitëbërje
  • 17:59Ambulanca bllokohet në protestë, reagon Qendra Kombëtare e Urgjencës: Pengimi i saj rrezikon jetën e qytetarëve
  • 17:26Gjini: Nuk guxojmë të eksperimentojmë me institucionet dhe Kushtetutën e Kosovës
  • 17:25Ish-ministri Lleshaj: E besoj që ka shërbime të huaja, protestuesit të ruhen nga të infiltruarit
  • 17:2015 të lënduar te Trauma dhe QSUT nga përplasjet në protestë, mes tyre 9 protestues, 5 efektivë dhe 1 kalimtar