Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri: 28 të lënduar në total, 19 policë, 1 gazetar, 4 protestues dhe 4 kalimtarë

GD
Gazeta Demos18 tetor 2026 në 21:33
Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri: 28 të lënduar në total, 19 policë, 1 gazetar, 4 protestues dhe 4 kalimtarë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka bërë një përditësim rreth të lënduarve të protestuesve dhe efektivëve të policisë gjatë ditës së sotme, ora 21:00.

Në Spitalin Universitar të Traumës kanë marrë shërbim mjekësor 23 të lënduar, 17 efektivë policie, 1 protestues i mitur, 1 përfaqësues i medias dhe 4 kalimtarë.

“Aktualisht në urgjencën e SUT po merr trajtim 1 efektiv policie, ndërsa përfaqësuesja e medias është shtruar për ekzaminime të mëtejshme, gjendja shëndetësore është e mirë”, njofton MSH.

Ndërkohë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” janë paraqitur 5 të lënduar, 2 efektivë policie dhe 3 protestues.

“Aktualisht, vetëm njëri prej efektivëve vijon të marrë shërbim mjekësor në urgjencë, ndërsa personat e tjerë janë larguar pas marrjes së këshillës mjekësore”, njofton Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. /Top Channel

Njoftimi i plotë:

PËRDITËSIM Informacioni mbi të lënduarit, 18 tetor 2026 ora 21:00

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, informon se gjatë ditës së sotme në Spitalin Universitar të Traumës kanë marrë shërbim mjekësor 23 të lënduar:

-17 efektivë policie

-1 protestues (i mitur)

-1 përfaqësuese e medias

– 4 kalimtarë

Aktualisht në urgjencën e SUT po merr trajtim 1 efektiv policie, ndërsa përfaqësuesja e medias është shtruar për ekzaminime të mëtejshme, gjendja shëndetësore është e mirë.

Nga data 13 tetor e në vijim, numri i personave të shtruar në spital dhe që vijojnë të marrin mjekim ka arritur në 14, 5 efektivë, 4 protestues, 4 kalimtarë dhe 1 përfaqësuese e medias.

Në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” janë paraqitur 5 të lënduar:

-2 efektiv policie

-3 protestues

Aktualisht, vetëm njëri prej efektivëve vijon të marrë shërbim mjekësor në urgjencë, ndërsa personat e tjerë janë larguar pas marrjes së këshillës mjekësore.

MSHMS shpreh mirënjohjen dhe falënderimin për të gjithë mjekët, infermierët dhe ekipet shëndetësore, të cilët me profesionalizëm, përkushtim dhe përgjegjësi po ofrojnë kujdesin e nevojshëm për çdo të lënduar, ndërsa mbetet e angazhuar në misionin e saj të përhershëm për mbrojtjen e shëndetit dhe jetës së qytetarëve, duke garantuar kujdes shëndetësor me përkushtim, pa dallim dhe në çdo rrethanë.

lënduarprotestuesministria

Të ngjashme

Përditësohen të dhënat: 28 të lënduar në Tiranë

Përditësohen të dhënat: 28 të lënduar në Tiranë

22:00
Protesta në Tiranë, Ministria e Shëndetësisë: Tre të lënduar sot, mes tyre një 15-vjeçar

Protesta në Tiranë, Ministria e Shëndetësisë: Tre të lënduar sot, mes tyre një 15-vjeçar

17:22
78 protestues do të dalin sot para gjykatës

78 protestues do të dalin sot para gjykatës

11:03
Mbyllet dita e pestë e protestave në Tiranë: 59 të lënduar – mes tyre 34 policë, 21 protestues dhe 4 kalimtarë

Mbyllet dita e pestë e protestave në Tiranë: 59 të lënduar – mes tyre 34 policë, 21 protestues dhe 4 kalimtarë

23:43

Më shumë nga Lajme

  • 22:22Përplasja në selinë e PD-së, momenti ku policia hedh gaz lotsjellës në oborrin e godinës
  • 22:21Eurodeputeti: T’i fajësosh të rinjtë shqiptarë se janë të ndikuar nga jashtë vetëm pse po e shfaqin hidhërimin e tyre për korrupsionin, është fyerje
  • 22:16Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
  • 22:16Qendra Post-Traumatike për veteranët, OVL-ja e bindur se institucionet do ta nisin punën
  • 22:06“Nuk kemi fshehur askënd në seli”, Këlliçi: Na sulmuan me gaz