Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka njoftuar për transferimin e përkohshëm të Bekim Hoxhës.
Sipas njoftimit në Facebook, Hoxha, i cili mban pozitën e Drejtorit Ekzekutiv në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë, është transferuar për një periudhë prej një muaji në pozitën e Drejtorit Ekzekutiv të Agjencisë Pyjore të Kosovës.

