Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“Miliona për mallra serbe” – Ramadani: Qeveria bleu barna nga Serbia pas Banjskës

GD
Gazeta Demos29 gusht 2026 në 12:01
“Miliona për mallra serbe” – Ramadani: Qeveria bleu barna nga Serbia pas Banjskës

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me importin e produkteve nga Serbia, duke e vënë theksin te blerja e barnave nga shteti i Kosovës.

Ramadani, në ditën e 21-të të bllokadës, ka kritikuar partinë në pushtet për mungesën e një programi për mbështetjen e prodhimit vendor pas heqjes së tarifës 100 për qind.

Sipas tij, Kosova vazhdon të blejë mallra nga Serbia, ndërsa një shembull konkret është edhe furnizimi me barna nga ky shtet.

“Po të funksiononte sot Kuvendi, do të ballafaqonim fort këtë hipokrizi të pushtetit të Vetëvendosjes, që blen barna në Serbi edhe pas sulmit paramilitar terrorist të Serbisë në Banjskë”, ka shkruar Ramadani.

Ai ka publikuar edhe të dhënat e një kontrate për furnizimin me barin Tramadol 50 mg/2 ml injeksion, me emrin tregtar Trodon, i prodhuar nga Hemofarm AD, Vrsac, Serbi.

Sipas të dhënave të publikuara nga Ramadani:

Blerësi: Ministria e Shëndetësisë

Furnizuesi: Exclusive Corporation SH.P.K., Gjilan

Procedura: 206-24-573-1-1-1

Kontrata: 206-24-573-1-1-1/C654

Data: 12 qershor 2024

Ramadani thekson se kontrata është lidhur rreth nëntë muaj pas sulmit në Banjskë.

“Pra, kjo kontratë është bërë 9 muaj pas sulmit në Banjskë. Ikja nga ballafaqimi në Kuvend ka arsye të shumta, siç po duket!”, ka përfunduar deputeti i Aleancës.

ramadanibarnaserbia

Të ngjashme

Tre persona hyjnë ilegalisht nga Serbia në Kosovë, ndalohen në Leposaviq

Tre persona hyjnë ilegalisht nga Serbia në Kosovë, ndalohen në Leposaviq

10:45
"Patriotizmi nuk matet me fjalë", Ramadani: Në spitalet e shtetit tonë, edhe Glukoza vjen nga Serbia

"Patriotizmi nuk matet me fjalë", Ramadani: Në spitalet e shtetit tonë, edhe Glukoza vjen nga Serbia

17:12
ILMI RAMADANI – NJERIU QË LIGJËRONTE ME HESHTJE

ILMI RAMADANI – NJERIU QË LIGJËRONTE ME HESHTJE

13:15

Më shumë nga Lajme

  • 12:54Imami kosovar në prag të 1 shtatorit: Shamia në shkolla duhet të jetë zgjedhje e lirë e secilës vajzë
  • 12:35Parandalohet krimi në Kavajë: 47-vjeçari niset i armatosur për të vrarë 4 personat që i dhunuan nipin, arrestohet
  • 12:30Kurti: Shqiptarët në Luginë po përballen me shkelje të të drejtave të njeriut
  • 11:39“Kosova si Kandahar” dhe rasti Sheholli – Myftiu Tërnava: Të ndalen fushatat që synojnë të njollosin BIK-un
  • 11:27Lladrovci: Gjithmonë të bashkuar për lirinë, për UÇK-në