Ish-drejtori komunal nga Partia Demokratike e Kosovës, Gëzim Stavileci, ka vizituar Lagjen Tjegullore, ku situata po bëhet gjithnjë e më serioze si pasojë e rritjes së nivelit të ujit në lumin Lushta.
Stavileci i ka bërë thirrje kryetarit të Komunës së Mitrovicës dhe institucioneve përkatëse që të formojnë urgjentisht shtabin emergjent, me qëllim të menaxhimit të situatës dhe parandalimit të dëmeve të mundshme.
Ai ka theksuar se PDK-ja në Mitrovicë shpreh gatishmëri të plotë për bashkëpunim, duke vënë në dispozicion përvojën dhe kapacitetet e saj për të ndihmuar në tejkalimin e kësaj sfide
