Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Molotovë njëri pas tjetrit, protesta në Shqipëri mbyllet me disa të lënduar

GD
Gazeta Demos22 mars 2026 në 22:09
Molotovë njëri pas tjetrit, protesta në Shqipëri mbyllet me disa të lënduar

Është përmbyllur protesta e sotme e opozitës në Tiranë, e cila zgjati mbi 2 orë e 30 minuta dhe u shoqërua me tensione dhe përplasje me policinë.

Marshimi nisi nga Kryeministria dhe vijoi në disa pika kyçe të kryeqytetit, përfshirë zonën pranë selisë së Partisë Socialiste, ku u shënuan shpërthime me molotov dhe përdorim i gazit lotsjellës nga forcat e rendit.

Gjatë protestës pati tentativa për të hyrë në zonën e ish-Bllokut dhe më pas drejt godinës së AKSHI-t dhe Parlamentit, por protestuesit u ndaluan në të gjitha këto pika nga kordonët policorë, dhe e devijuan disa herë itinerarin.

Protesta u mbyll përpara selisë së Partisë Demokratike, ku kryetari Sali Berisha mbajti fjalën përmbyllëse. Ai deklaroi se “ nuk ka më paqe ” me kryeministrin Edi Rama dhe paralajmëroi zhvillimin e një tjetër proteste kombëtare në vijim.

Sipas Berishës, protesta arriti qëllimin e saj, ndërsa theksoi se objektivi i vetëm i aksioneve opozitare mbetet largimi i kryeministrit Rama, të cilin e akuzon për korrupsion.

Gjatë tubimit nuk munguan incidentet, me katër efektivë dhe një qytetar të lënduar, ndërsa edhe vetë Berisha u prek nga gazi lotsjellës i përdorur nga policia për shpërndarjen e turmës./Tv Klan

shqiperi

Më shumë nga Lajme

  • 22:41Vodhën mijëra euro brenda një shtëpie, arrestohen tre persona në Leposaviq
  • 22:40Gjykata Supreme i hap rrugë ‘‘përkohësisht’’ Trumpit që të vazhdojë ndërtimin e sallës së ballove
  • 22:08Kosova parakalon në ceremoninë hapëse të Lojërave Mesdhetare Taranto 2026
  • 21:43“Nuk e di si e godita”, Vata rrëfen në gjyq për vrasjen e turistit në Ksamil
  • 21:21IHMK jep parashikimin e motit për vikend – Temperaturat pritet të arrijnë deri në 38 gradë