Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Momenti kur 3 të rinj në Rahovec zhvillojnë gara me shpejtësi të rrezikshme, i kap Policia – VIDEO

GD
Gazeta Demos17 korrik 2025 në 07:58
Momenti kur 3 të rinj në Rahovec zhvillojnë gara me shpejtësi të rrezikshme, i kap Policia – VIDEO

Policia e Kosovës ka ndërmarrë masa pas informacioneve për gara të rrezikshme shpejtësie që janë zhvilluar më 3 korrik 2025, në rrugën “UÇK” në Rahovec, në orët e vona të natës.

Pas veprimeve hetimore, janë identifikuar tri vetura dhe tre persona të dyshuar, të cilët me veprimet e tyre kanë rrezikuar seriozisht sigurinë në trafik.

Sipas Policisë, ndaj të tre kundërvajtësve janë shqiptuar masat ligjore të parapara:

Personit të parë i është shqiptuar gjobë prej 500 eurosh, ndalim i drejtimit të mjeteve për 12 muaj dhe 5 pikë negative në patentë.

Ndaj personit të dytë dhe të tretë, përveç pjesëmarrjes në gara, është konstatuar edhe ngasje pa patentë shofer, për çka janë marrë masa shtesë ligjore.

Policia rajonale në Gjakovë ka theksuar se do të vazhdojë angazhimin për të identifikuar dhe ndëshkuar çdo kundërvajtje që rrezikon sigurinë në komunikacion.

Autoritetet u bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve që të respektojnë rregullat e trafikut dhe të shmangin sjelljet e rrezikshme për të garantuar siguri në rrugë për të gjithë.

Më shumë nga Lajme

  • 13:53Hashim Thaçit i lexohet të parit verdikti i nesërm, përreth Gjykatës Speciale në Hagë shtohen masat e sigurisë
  • 13:41Behrami nga Haga: Nesër nuk do të ketë verdikt vetëm për Thaçin, Veselin, Selimin e Krasniqin, por për krejt Kosovën
  • 13:40SHBA ndryshon qasje, kritika të ashpra Kosovës: Zgjidhjet të vijnë nga liderët lokalë, epoka e ndërtimit të shteteve ka përfunduar
  • 13:10Kusari-Lila: Tërheqja e Bekim Sejdiut gati e pritshme, do të bëjmë të pamundurën për ta shmangur një proces tjetër zgjedhor
  • 13:07Kurti s’deklarohet rreth tërheqjes së Bekim Sejdiut nga kandidatura për president