Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi sot ka votuar pro Dimal Bashës pasi i njëjti u propozua nga VV për kryetar të Kuvendit, shkruan GazetaDemos.
Në pamjet e publikuara gjatë seancës, Gashi shihet teksa fërkon duart para votimit të Bashës.
“Ma ka kërkuar votën dhe i kam premtuar që e votoj. Para disa muajsh. Nuk e kam ditur që del sot në votim, s’e kam pritur që del në votim. Por, i kam thënë kurdo që të qesin votën time e ke”, deklaroi Gashi pas seancës.