Policia e Kosovës ka ndaluar kryetarin e Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviq, dhe kryesuesin e Kuvendit Komunal, Ivan Zaporoshac pasi të njëjtit dyshohen për vandalizëm.

Ngjarja ka ndodhur sot rrreth orës 10:00, kur Inspektorati Komunal i Mitrovicës së Veriut shkoi në vendin ku ndodhet tabela “E dua Mitrovicën” me qëllim heqjen e saj, me çrast ndërhyu Policia e Kosovës. Arrestimi dhe ndërhyrja e Policisë së Kosovës ndodhi kur Radojeviq u përpoq të lyente me bojë të kuqe një zemër të gjelbër.