Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Momenti kur Edon Bujupi dënohet me 12 vjet burgim për vrasjen e vjehrrit në Prishtinë

GD
Gazeta Demos29 shtator 2025 në 22:21
Momenti kur Edon Bujupi dënohet me 12 vjet burgim për vrasjen e vjehrrit në Prishtinë

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj Edon Bujupit i akuzuar për vrasjen e vjehrrit të tij A.K. Me këtë aktgjykim, Bujupi u shpall fajtor për “Vrasje e kryer në tejkalim të mbrojtjes së nevojshme” dhe u dënua me 12 vjet burgim.

Aktgjykimi ndaj të akuzuarit Bujupi u shpall të hënën nga kryetarja e trupit gjykues, Fatime Dermaku.

Sipas vendimit, në dënimin me burgim, të akuzuarit do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim, masë e cila iu vazhdua.

Bujupi obligohet edhe për shpenzimet procedurale dhe atë për paushallin gjyqësor shumën prej 100 euro dhe 50 euro të tjera për fondin për kompensimin e viktimave të krimit, në afat prej 15 ditësh nga plotfuqishmëria e aktgjykimit.Palët e dëmtuara A.K., dhe A.K., udhëzohen në kontest të rregullt juridiko-civil. Ankesa është e lejuar në afat prej 30 ditësh në Gjykatën e Apelit përmes kësaj gjykate.

Në arsyetimin e vendimit, gjykatësja Dermaku tha se arsyeja e ricilësimit të veprës penale nga “Vrasje” në “Vrasje e kryer në tejkalim të mbrojtjes së nevojshme” është se i akuzuari ka qenë i sulmuar nga viktima dhe dëshmitari.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë, e datës 21 tetor 2024, thuhet se Edon Bujupi, me datë 29 nëntor 2023, rreth orës 21:15, në banesën e tij në rrugën “Ali Vitija”, pas një mosmarrëveshjeje mes tij dhe miqve të tij (babait dhe vëllait të gruas), kanë filluar përleshjen mes vete, ku gjatë përleshjes fizike, me dashje që ta privojë nga jeta, i pandehuri Edon godet me armë të ftohtë – thikë e cila kishte gjatësinë e tehut 19 centimetra – në regjionin e majtë të kraharorit tani të ndjerit A.K., i cili si pasojë e plagëve të shkaktuara ka ndërruar jetë në SHSKUK.

Me këtë, Bujupi sipas aktakuzës thuhet se ka kryer veprën penale “Vrasje” nga neni 172 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Më posht keni momentin kur shpallet vendimi dënues ndaj Edon Bujupit.

denimvrasje

Më shumë nga Lajme

  • 19:16Plagoset një person në Miradi të Fushë-Kosovës, i dyshuari në arrati
  • 19:11Prangoset 48-vjeçari në Ferizaj, kanosi një avokat
  • 19:09Horror në Vlorë: 43-vjeçari godet me sëpatë të moshuarën, ia vjedh paratë dhe e përdhunon
  • 19:08Takim Ahmeti-Hamza në Prishtinë, në fokus zhvillimet politike dhe procesi në Hagë
  • 19:06“Asnjë deputet i PDK-së nuk do të jetë në Kuvend pa e diskutuar ligjin për Specialen”