Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Trump, Putin dhe Xi së bashku në Kinë

GD
Gazeta Demos18 nëntor 2026 në 15:43
Trump, Putin dhe Xi së bashku në Kinë

Donald Trump, Xi Jinping dhe Vladimir Putin janë fotografuar së bashku për herë të parë në margjinat e samitit të APEC-ut, në prag të takimit të tyre historik që do të zhvillohet të enjten.

Sipas pamjeve të publikuara, vihet re se Trump dhe Putin i dhanë dorën njëri-tjetrit.

Kjo është hera e parë që ndodh një gjë e tillë që nga takimi i tyre në Alaskë, në gusht të vitit të kaluar

Më pas, të tre liderët pozuan për një fotografi në grup së bashku me udhëheqësit e tjerë të APEC-ut.

Ajo që bie në sy është se Xi e ftoi Putinin të ulej pranë bashkëshortes së tij, ndërsa Trumpit i kërkoi të qëndronte pranë tij, shkruajnë mediat e huaja.

 

Putin, Trump and Xi Jinping shake hands and briefly exchange remarks. https://t.co/0epxbYNJJm

— Clash Report (@clashreport) November 18, 2026

Reklamë

Donald Trump dhe Vladimir Putin kanë mbërritur në Qendrën Ndërkombëtare të Komunikimit në Shenzhen, ku po zhvillohet samiti i APEC-ut.

Vladimir Putin e ka vlerësuar publikisht takimin trepalësh si një nxitje të partneritetit – në vend të izolimit – dhe si një mundësi për një shkëmbim konstruktiv pikëpamjesh.

Ndërkohë, gjatë natës, ai ka ndjekur një qasje krejtësisht të kundërt në Ukrainë; çështje kjo që ka gjasa të jetë një nga temat e diskutimit mes liderëve.

Sipas forcave ajrore ukrainase, Rusia e ka sulmuar fqinjin e saj me më shumë se 140 dronë sulmues.

Kujtojmë se presidenti amerikan, Donald Trump, ka mbërritur në Shenzhen të Kinës, ku është pritur me një ceremoni të veçantë nga presidenti kinez, Xi Jinping.

Xi e priti personalisht Trumpin në pistën e aeroportit, një nderim i rrallë për një lider të huaj, pasi presidenti kinez zakonisht nuk i pret personalisht krerët e shteteve kur zbresin nga aeroplanët.

Kjo pritje konsiderohet edhe si një gjest reciprok, pasi Trump e kishte pritur Xi Jinpingun në pistën e aeroportit gjatë vizitës së tij shtetërore në SHBA, në shtator.

Xi Jinping once again holds a welcoming ceremony for Trump as he arrives in China. https://t.co/yntHotnlWv

— Clash Report (@clashreport) November 18, 2026

Reklamë

Trump u përshëndet edhe me një përqafim nga presidenti kinez.

Të dy liderët kaluan pranë gardës së nderit të ushtarëve kinezë dhe turmave që valëvisnin flamuj amerikanë e kinezë.

Armët bërthamore, lufta në Iran dhe inteligjenca artificiale pritet të jenë pjesë e agjendës. Takimi ka gjasa të jetë gjithashtu veçanërisht i rëndësishëm për Ukrainën.

trumpputinbashku

Të ngjashme

Trump, Xi dhe Putin në një tryezë të përbashkët, ja cilat janë temat që pritet të diskutojnë tre liderët

Trump, Xi dhe Putin në një tryezë të përbashkët, ja cilat janë temat që pritet të diskutojnë tre liderët

09:04
Trump fajëson administratën e Biden për ndërprerjen e fluturimeve: Çdo gjë që prekën, u përkeqësua

Trump fajëson administratën e Biden për ndërprerjen e fluturimeve: Çdo gjë që prekën, u përkeqësua

19:13

Më shumë nga Lajme

  • 15:42Koalicioni Shqiptar i gatshëm për dialog me pushtetin e ri në Serbi, s’heq dorë nga kërkesat
  • 15:41Zyrtari i QPS-së në Pejë: Kur u intervistua djali i Arlinda Zekajt në polici, nuk kishte psikolog prezent
  • 15:32Kuvendi mblidhet nesër, ky është rendi i ditës
  • 15:07Ky është personi i dyshuar për vrasjen në Suharekë
  • 14:58Çitaku pas takimit me Shiroka-Pulën: Është koha që unitetin për mbrojtjen e çlirimtarëve ta dëshmojmë me veprime konkrete