Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Momenti kur Rubio i tregon diçka në vesh Trumpit dhe i jep një letër

GD
Gazeta Demos8 tetor 2025 në 23:46
Momenti kur Rubio i tregon diçka në vesh Trumpit dhe i jep një letër

Përderisa po fliste në një ngjarje në Shtëpinë e Bardhë, presidenti i ShBA-së, Donald Trump, u ndërpre pak nga sekretari i Shtetit, Marco Rubio.

Kryediplomati amerikan fillimisht i dha një letër shefit të tij, ndërsa më pas, pasi Trumpi e lexoi letrën për disa sekonda, Rubio i afrohet dhe i tregon diçka te veshi.

Presidenti amerikan ua shoi kureshtjen të pranishmëve: “Porsa mu dha një shënim ku thuhet se jemi shumë afër një marrëveshjeje në Lindjen e Mesme dhe do t’u duhem atyre goxha shpejt” , raporton televizioni CNN .

Në letrën që Rubio ia dha Trumpit nënvizohen fjalët “shumë afër”, që duket se i referohen nënshkrimit të një marrëveshjeje për t’i dhënë fund konfliktit mes Izraelit e Hamasit.

“… ka nevojë që ju të miratoni një postim në Truth Social së shpejti në mënyrë që të mund ta njoftoni marrëveshjen i pari” – shkruhet më tej.

Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë tha se mund të pritet një postim i presidentit Trump së shpejti në rrjetin “Truth Social”.

Më shumë nga Lajme

  • 23:43Mehmeti: Mund të thirren në Hagë edhe drejtuesit e UÇK-së në Maqedoni
  • 23:23Parashikimi i motit për këtë të enjte
  • 22:57Tiranë: Plagosi me mjet prerës 49-vjeçarin, vihet në pranga autori
  • 22:54Kosova U21 zhvillon stërvitjen e parë në San Marino
  • 22:50Nesër tri vjet nga sulmi në Banjskë, Konjufca në New York: Kriminelët vazhdojnë të jenë të lirë