Ka përfunduar me sukses aksioni i kërkim-shpëtimit i zhvilluar nga Policia dhe shërbimi zjarrfikës. Pas disa orësh punë intensive, forcat e angazhuara arritën të lokalizojnë dhe të nxjerrin nga uji automjetin elektrik që ishte fundosur.
Operacioni u krye në kushte të vështira, duke respektuar të gjitha protokollet e sigurisë, për shkak të rrezikut që paraqesin mjetet elektrike në kontakt me ujin. Në aksion morën pjesë efektivë të Policisë, zjarrfikës dhe ekipe mbështetëse.
VIDEO:
