Një zjarr i përmasave të konsiderueshme vijon të përparojë në Malin e Çikës, duke u afruar tashmë me fshatin turistik të Dhërmiut në Shqipëri.

Flakët kanë nisur prej dy ditësh dhe kanë përshkuar një sipërfaqe të konsiderueshme në anën e malit në drejtim të Dukatit. Tashmë zjarri ka përfshirë edhe anën tjetër, që shtrihet drejt Dhërmiut dhe Palasës, raporton Tch

Forcat në terren vijojnë përpjekjet për vënien nën kontroll të vatrave, teksa edhe dy avionët “Air Tractor” janë angazhuar në operacionin e vënies në kontroll të flakëve.