Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.1
Lajme

Moore: Serbia s’guxon të ndërmarrë veprime ushtarake – është e vetëdijshme për rolin e NATO-s në Kosovë

GD
Gazeta Demos1 korrik 2025 në 08:17
Moore: Serbia s’guxon të ndërmarrë veprime ushtarake – është e vetëdijshme për rolin e NATO-s në Kosovë

Ish-diplomati i lartë amerikan, Jonathan Moore, ka deklaruar se nuk sheh asnjë rrezik real për një sulm ushtarak nga Serbia ndaj Kosovës, duke theksuar se prania e NATO-s dhe KFOR-it është një faktor kyç që garanton sigurinë.

Moore theksoi se situata aktuale nuk e favorizon tensionin ushtarak:

“Unë nuk parashikoj asnjë lëvizje apo manovër ushtarake nga Serbia. Serbia është shumë e ndërgjegjshme për rolin e NATO-s dhe KFOR-it në Kosovë,” u shpreh ai.

Ai ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara nuk do të lejojnë shpërthimin e një konflikti të ri në rajon, derisa ka komentuar deklaratën e fundit të presidentit amerikan, Donald Trump, rreth marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.

“Presidenti Trump e ka bërë të qartë që ai nuk do të shohë konflikte të tjera në botë. Nëse do të këtë ndonjë konflikt, të jeni të sigurt se SHBA-të do të gjejnë mënyrën për t’u angazhuar dhe për ta parandaluar. SHBA-ja nuk është e interesuar në konflikte që vazhdojnë pafundësisht pa ndonjë përfundim të qartë, ose pa ndonjë qëllim të qartë”, tha në një intervistë për A2 CNN,.

Ai shtoi se mungesa e stabilitetit politik në Prishtinë e pengon përparimin: “Kosova nuk ka parlament të ri, nuk ka kryetar kuvendi dhe opozita nuk po bashkohet. Me shumë gjasa do të ketë zgjedhje në tetor, por deri atëherë nuk shoh projekt serioz për dialogun.”

Moore theksoi se pavarësisht krizës politike, nuk ka vend për panik: “KFOR-i është aty dhe nuk do të ketë luftë.”

Më shumë nga Lajme

  • 23:40Banka ku Arlinda kishte kredi kërkon falje për sms që e dërgoi: U gjenerua automatikisht, po e shqyrtojmë faljen e detyrimit
  • 23:39Dikur në ballë të protestave për gratë, ku mbeti zëri i Adelina Tërshanit pas vrasjes së Arlinda Zekajt?
  • 23:00Përplasje në PS për Erion Veliajn, Fatmir Xhafaj dhe Bledi Çuçi kërkesë ministrit Gogu: Na sqaro pse u transferua me aq urgjencë në Fier
  • 22:58Shiroka Pula mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 103-vjetorit të Turqisë
  • 22:50Moti për nesër dhe ditëve në vazhdim