Ish-koloneli i Policisë së Kosovës, Refki Morina, në Info Magazine në Klan Kosova ka folur pas dënimit me burgim të përjetshëm ndaj dy serbëve për sulmin në Banjskë, dhe për dënimin e të tretit me 30 vjet burgim.
Morina foli për mundësinë që në Kosovë të ekstradohet edhe pjesa tjetër e grupit terrorist, në krye me Millan Radoiçiqin.
“Është e vërtetë se pas shpalljes së aktakuzës, do të thotë ndaj kryesve të dyshuar të sulmit terrorist në Banjskë, fletarrestet të shpallen edhe në INTERPOL, mirëpo pasi nuk kemi marrëdhënie të mira shtetërore me Serbinë, një gjë e tillë do të thotë është e pamundshme, pra ekstradimi i kryerësve apo personave kryesorë të Banjskës, prandaj ata detyrohen të qëndrojnë në territorin e Serbisë nëse paraqesin fletarrest në aspektin e INTERPOL-it, por edhe EUROPOL-it”.
