Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Moti: Java nis me rrebeshe, rrufe dhe borë në male

GD
Gazeta Demos27 tetor 2025 në 14:58
Moti: Java nis me rrebeshe, rrufe dhe borë në male

Reshjet intensive, të cilat filluan të dielën, do të vazhdojnë të jenë të pranishme deri në paraditen e së hënës. Rreth mesnatës ato parashihen të jenë në formë të rrebesheve lokale, të shoqëruara me disa shkarkesa rrufesh. Si pasojë e reshjeve të dendura, pritet të ketë edhe vërshime lokale në disa zona.

Gjatë ditës reshjet do të humbasin në intensitet dhe shtrirje territoriale, duke mbetur vetëm të izoluara në zona të caktuara. Përndryshe, moti do të karakterizohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh.

Të martën, një tjetër front i ftohtë do të depërtojë në orët e mëngjesit, duke sjellë reshje të reja shiu, që lokalisht do të shoqërohen me disa shkarkesa rrufesh, ndërsa në zonat malore priten reshje bore.

Të reshurat parashihen të ndërpriten deri në mesditë, ndërsa më pas do të mbizotërojnë vranësira të pjesshme, përpara se të tërhiqen gradualisht gjatë pasditës.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme lokalisht në fillim të javës, me shpejtësi prej 15–55 km/h.

Nga e mërkura e deri në fundjavë, pritet mot kryesisht me diell, me përjashtim të së premtes dhe së shtunës, kur parashihet shtim i vranësirave dhe mundësi për reshje të pakta lokale.

Në aspektin termik, vlerat maksimale të temperaturave do të mbesin më të ulëta deri të martën, ndërsa nga e mërkura e tutje do të shënojnë ngritje graduale nga dita në ditë, si pasojë e masave të ngrohta ajrore me origjinë nga Afrika Veriore, të cilat pritet të fuqizohen gjatë javës

Minimalet do të lëvizin nga 1 deri në 10°C, ndërsa maksimalet nga 11 deri në 20°C. Meteokosova.

Më shumë nga Lajme

  • 23:45Studentët shqiptarë kërkojnë provimin 100% në shqip, kryeministri Mickoski kundërshton: Pjesa praktike në maqedonisht
  • 23:35​Shqipëria deri në 110 euro për fëmijë, Kosova nis rritjen e shtesave – kush përfiton më shumë?
  • 23:16Bajrami: Importi i energjisë ndikon në faturat e qytetarëve, eksporti nuk ua ul ato
  • 22:56Mbi 90 të vdekur në trafik për 10 muaj, ekspertët kërkojnë riaftësimin e shoferëve
  • 22:48‘Është MARRE me krahasu Vuçiqin me Kurtin” – “SHPËRTHEN” debati mes Korqës dhe Matoshit