Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

MPB: Qytetarëve po u dërgohen mesazhe të rrejshme për shkelje në trafik, të mos bien pre e mashtrimeve

GD
Gazeta Demos13 maj 2026 në 20:50
MPB: Qytetarëve po u dërgohen mesazhe të rrejshme për shkelje në trafik, të mos bien pre e mashtrimeve

Ministria e Punëve të Brendshme sot informoi se qytetarëve të vendit ditëve të fundit po u dërgohen sms porosi nga një numër telefoni nga Filipinet, për siç thonë shkelje të rregullave të komunikacionit dhe po u kërkojnë pagesa.

“Sektori i Krimit Kompjuterik në Byronë e Sigurisë Publike dhe Departamenti i Sigurisë Kibernetike në Departamentin e Informatikës dhe Telekomunikacionit në Ministrinë e Brendshme informojnë publikun se është vërejtur një dukuri e shpeshtë ditët e fundit, ku persona të panjohur nëpërmjet një numri telefoni të huaj +639606963624 u dërgojnë përdoruesve maqedonas porosi në lidhje me një shkelje të dyshuar të trafikut dhe kërkojnë pagesë me kartë pagese për të njëjtën në një faqe interneti të rreme http://mvr.govmk.cam/mk,” tha ministria në komunikatë.

Nga Ministria sqartuan se mashtrimi bëhet në atë mënyrë që, pasi personat klikojnë në lidhjen e lënë në mesazh, kjo çon në një faqe interneti të rreme të Ministrisë së Brendshme ku ju kërkojnë të futni numrin e targës nga automjeti juaj dhe më pas ju çojnë në një dritare të re ku është regjistruar një shkelje për ju dhe kërkojnë një pagesë prej 1500 denarësh për të.

MPB u bëri thirrje qytetarëve të jenë të kujdesshëm dhe të mos u besojnë porosive që vijnë nga një faqe interneti jolegjitime e Ministrisë, as të lënë të dhënat e tyre personale dhe të dhënat e kartës së pagesës, të cilat më pas bëhen cak i keqpërdorimit.

MPB

Më shumë nga Lajme

  • 10:07Inspektorati Qendror i Punës ndalon punimet në 6 objekte ndërtimi në Prishtinë, Pejë e Mitrovicë
  • 10:03Kurti në SHBA takohet me të Dërguarën e Posaçme të Mbretërisë së Bashkuar: Shpreha shqetësimin për dënimet e rënda dhe të padrejta ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së
  • 09:57Takimi Kurti-Kallas, Behrami: Pas vendimit në Hagë, tash presioni do të jetë shumë i madh
  • 09:42Dyshohet se dhunuan dy femra, arrestohen dy persona në Kaçanik
  • 09:22Vali Corleone dënohet me 1 vit burgim me kusht dhe 4 mijë euro gjobë për posedim të narkotikëve