Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

MPJ e Malit të Zi: Vendimet për “çnjohjen” e Kosovës nga komunat s’kanë asnjë efekt

GD
Gazeta Demos4 gusht 2026 në 12:13
MPJ e Malit të Zi: Vendimet për “çnjohjen” e Kosovës nga komunat s’kanë asnjë efekt

Ministria e Punëve të Jashtme e Malit të Zi që drejtohet nga Emrin Ibrahimovci ka thënë se vendimet e disa komunave malazeze për “çnjohjen” e pavarësisë së Republikës së Kosovës s’përfaqësojnë asgjë dhe s’kanë kurrfarë efekti.  

“Sa i përket vendimeve të miratuara nga disa kuvende komunale lidhur me njohjen e Republikës së Kosovës, dëshirojmë të theksojmë se njësitë e vetëqeverisjes lokale nuk kanë as kompetencë kushtetuese dhe as ligjore në fushën e politikës së jashtme, e po ashtu nuk janë të autorizuara të miratojnë akte që prodhojnë çfarëdo efekti sipas së drejtës ndërkombëtare” kanë thënë në një përgjigje për Express.

Podgorica zyrtare ka sqaruar se politika e jashtme dhe aspektet që kanë të bëjnë me njohjen e shteteve dhe vendosjen e raporteve diplomatike është kompetencë ekskluzive e autoriteteve shtetërore të Malit të Zi, në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Malit të Zi.

MPJ e Malit të Zi ka kërkuar nga bartës të funksioneve publike respektim të rendit kushtetues të Malit të Zi dhe që të njëjtit të sigurohen që nuk e prishin imazhin e vendit dhe që s’krijojnë tensione të panevojshme.

“Ministria e Punëve të Jashtme pret që të gjithë bartësit e funksioneve publike ta respektojnë rendin kushtetues, kompetencat e institucioneve shtetërore dhe kredibilitetin ndërkombëtar të Malit të Zi, si dhe të sigurojnë që veprimet e tyre të kontribuojnë në ruajtjen e reputacionit të vendit dhe avancimin e rrugës së tij evropiane, e jo në krijimin e tensioneve të panevojshme politike dhe konfuzionit institucional”, kanë shtuar tutje nga MPJ e Malit të Zi për Express.

Vendime te marra nga disa Komuna, MPJ e Malit të Zi thotë se mund vetëm të krijojnë perceptim të gabuar për atë se si funksionon shteti dhe të kenë ndikim negativ ne besueshmërinë e Malit të Zi në arenën ndërkombëtare.

“Për rrjedhojë, vendimet e miratuara nga kuvende të veçanta komunale nuk mund të ndikojnë në pozitën ndërkombëtare të Malit të Zi, të ndryshojnë detyrimet e tij ndërkombëtare apo të ndryshojnë politikën e jashtme të vendosur të shtetit. Vendime të tilla përbëjnë akte politike pa efekt juridik dhe mund të kontribuojnë vetëm në krijimin e një perceptimi të gabuar për funksionimin e institucioneve shtetërore dhe besueshmërinë e Malit të Zi në arenën ndërkombëtare”, thekson përgjigja.

Sa i përket raporteve në mes të Malit të Zi dhe Kosovës, nga Ministria e Punëve të Jashtme thonë se përgjatë viteve ka pasur raporte të mira dypalëshe dhe se Podgorica zyrtare do të përkrah Kosovën për pjesëmarrje e anëtarësim në organizata e nisma ndërkombëtare e rajonale.

“Gjatë viteve, falë një dialogu intensiv politik, Mali i Zi dhe Kosova kanë zhvilluar marrëdhënie shumë të mira dypalëshe, të bazuara në besim të ndërsjellë, marrëdhënie të mira fqinjësore dhe një perspektivë të përbashkët evropiane dhe euroatlantike. Dy vendet tona vazhdojnë të forcojnë bashkëpunimin në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë, në dobi të qytetarëve të tyre. Në këtë kontekst, Mali i Zi do të vazhdojë ta mbështesë pjesëmarrjen dhe anëtarësimin e Kosovës në organizata dhe iniciativa ndërkombëtare e rajonale”, kanë thënë për Gazetën Express në një përgjigje me shkrim nga MPJ e Malit të Zi.

Nisma kundër pavarësisë së Kosovës është nisur në maj të vitit 2026 nga Komuna e Zetës dhe pasur nga Komuna e Plevljes.

malitkanëkosovës

Të ngjashme

Nderimet për Afrim Bunjakun, Hoxha: Tash kemi kapacitete më të mëdha se në kohën e Banjskës

Nderimet për Afrim Bunjakun, Hoxha: Tash kemi kapacitete më të mëdha se në kohën e Banjskës

13:07
Sveçla: Përulemi para sakrificës së Bunjakut dhe angazhimit të policëve të Kosovës që veriu përfundimisht u çlirua dhe frymon njëjtë

Sveçla: Fitorja në veri u arrit falë sakrificës së Afrim Bunjakut dhe qindra policëve të tjerë

12:15
Haxhiu, Sveçla dhe drejtori i Policisë së Kosovë vizitojnë familjen e Afrim Bunjakut

Haxhiu, Sveçla dhe drejtori i Policisë së Kosovë vizitojnë familjen e Afrim Bunjakut

10:23
Familja e Afrim Bunjakut hap dyert për pritje në trevjetorin e rënies së tij

Familja e Afrim Bunjakut hap dyert për pritje në trevjetorin e rënies së tij

09:59

Më shumë nga Lajme

  • 13:06Tre policët e Podujevës nderohen me medalje për shpëtimin e jetës
  • 12:38Lushtaku për Specialen: S’kam frikë nga një aktakuzë e re ose nga arrestimi
  • 12:38Haxhiu për vendimin e Kushtetueses: Nesër pas Kryesisë do të flasim për media
  • 12:07Vendoset gurthemeli i obeliskut të Heroit, Afrim Bunjaku
  • 12:05Kundër Speciales, të rinj e të moshuar protestojnë në Klinë