Analisti politik, Shenoll Muharremi ka reaguar ashpër për zhvillimet e fundit politike në vend, duke kritikuar vendimet e institucioneve në një kohë që, sipas tij, nuk kanë mandat të plotë.
Në një postim publik, Muharremi ka komentuar raportimet për shkarkime të ambasadorëve dhe emërime të reja, duke i cilësuar këto veprime si të papranueshme në rrethanat aktuale.
“Sot askush më nuk i ka 51%. Vetëm njerëz të ligë veprojnë kështu”, ka shkruar ai, duke shtuar se njëra palë është me qeveri të dorëhequr, ndërsa pala tjetër ushtruese detyre, dhe si të tilla duhet të kufizohen vetëm në funksione bazike.
