Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Muharremi: Dorëheqja e Liburn Aliut dëshmon se LVV ka humbur busullën morale

GD
Gazeta Demos27 gusht 2025 në 13:50
Muharremi: Dorëheqja e Liburn Aliut dëshmon se LVV ka humbur busullën morale

“Dorëheqja e Liburn Aliut po demonstron që LVV dhe Albin Kurti kanë rënë në kurthin e lakmisë për pushtet absolut dhe kanë humbur rrugën. Një parti që dikur fliste për demokraci dhe ideale sot është shndërruar në makineri autokratike, pa frymë të brendshme demokratike, pa konsultime cilësore dhe pa busull morale”, ka shkruar Muharremi.

Ai akuzoi LVV-në se ka braktisur idealet për të cilat ishte formuar, duke u marrë me “kapjen e bordeve e institucioneve publike, vendosjen e militantëve, ndërhyrje politike në RTK dhe madje edhe sulme ndaj ekonomisë e bizneseve”.“Liburni nuk është i pari e as i fundit që e ka lënë Kurtin.

Shumica e njerëzve me integritet, vlera dhe shkathësi janë larguar. Aty kanë mbetur kryesisht ata që nuk guxojnë ta sfidojnë liderin edhe kur ai gabon”, shtoi ai.

Muharremi vlerësoi se sot LVV është e njohur si parti e përçarjes, polarizimit dhe populizmit të rrezikshëm, duke mos treguar kapacitete për qeverisje apo vizion për të ardhmen.“E ardhmja e LVV-së nuk duket e mirë pa një reformë të thellë dhe të gjerë. Partia do ta ketë vështirë të ndalë tkurrjen e saj në periudhën e tashme dhe të ardhshme.

Rruga që ka zgjedhur lideri dhe po aplikon partia duket sikur rrugë drejt humbjes dhe tkurrjes sistematike, derisa reforma dhe ndryshimet të mbeten e vetmja rrugë për shpëtim”, përfundoi ai.

Më shumë nga Lajme

  • 23:46Moti nesër, temperaturat deri 35 gradë Celsius
  • 23:38Aksidenti tragjik në Durrës, familja e 26-vjeçares italiane mes dhimbjes: Jemi të shkatërruar, presim trupin e saj
  • 23:16KEK merr masa pas vdekjes së dy punëtorëve: Formohet Task Forca për Sigurinë në Punë
  • 22:5946 vjeç dhe sërish në futboll! Ronaldinho bën të pabesueshmen në Itali
  • 22:57Marrja e pikave kufitare nën kontroll: Thaçi nga Haga zbulon kërcënimin e Tadiqit