Analisti politik Shenoll Muharremi, ka reaguar pas fjalimit të kryeministrit në detyrw Albin Kurti, i cili tha se jemi bashkë me juve si patriotë e çlirimtarë kundër hajnave e zullumqarëve, raporton GazetaBlic.Muharremi e akuzoi Kurtin për dështime ekonomike, varfërim të qytetarëve dhe mungesë të rezultateve konkrete gjatë qeverisjes së tij.
Ai tha se Kosova vazhdon të jetë ndër vendet më të varfra në Evropë, derisa sipas tij, mijëra qytetarë po detyrohen të largohen drejt Gjermanisë e Zvicrës për të mbështetur familjet e tyre.
