Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Muja mohon që më 28 nëntor energjia u importua nga Serbia, hedh akuza ndaj qeverisjeve të kaluara

GD
Gazeta Demos3 dhjetor 2025 në 14:40
Muja mohon që më 28 nëntor energjia u importua nga Serbia, hedh akuza ndaj qeverisjeve të kaluara

Lëvizja Vetëvendosje, ka mohuar pretendimet për import të energjisë elektrike nga Serbia

Anëtari i LVV-së, Armend Muja, në një konferencë për media të mërkurën tha se në pesë vitet e fundit Kosova ka importuar energji elektrike nga Sllovenia, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Danimarka.

Ai tha se importi i energjisë elektrike nga Serbia përbën më pak se 1 për qind. Muja i ka mohuar gjithashtu raportimet se me 28 nëntor Kosova importoi energjinë elektrike nga Serbia.

Në konferencën për media, Muja ka akuzuar qeverisjet e kaluara duke thënë se në kohën e tyre dominonte importi nga Serbia, por jo edhe në kohën kur në Qeveri erdhi partia, Lëvizja Vetëvendosje.

“Në pesë vitet e fundit ajo çfarë qytetarët e Kosovës dhe ju si gazetarë duhet të informoheni e kemi një mega file të të gjitha vlerave, shitjeve dhe kontratave të energjisë elektrike për vend dhe furnitor që nga viti 2008. Do të jetë e qasshme për ju dhe njëherë e mirë ta sqaroni dilemën dhe akuzave dhe propagandës opozitare që ne e gjykojmë që është për të mbuluar krimin, qoftë përgjegjësinë e tyre të drejtpërdrejtë në kontrata por edhe për të mbuluar dëmin politik për dëmin që ua kanë bërë qytetarëve për shkak të një politike të gabuar të energjisë elektrike që nga 2006 posaçërisht në 2008, kur morën vendim PDK dhe LDK privatizimin e KEDS, e posaçërisht nga 2013 kur projekti i tyre për furnizimin e furnitorit të energjisë elektrike mori jetë. Pikë e parë është akuza se me 28 nëntor Kosova po importon energji elektrike nga Serbia, qytetarë të nderuar kjo është e pavërtetë. Në fakt që nga koha kur kemi ardhur ne, e kaltër nga 2008 deri diku kur ne kemi ardhur në pushtet është importi i energjisë elektrike nga Serbia. Po, Kosova ka dominuar, importi i energjisë elektrike ka qenë privalent dhe furnitorët nga Serbia kanë qenë dominues deri në kohën kur ne kemi ardhur në pushtet, qoftë përmes kontratave të drejtpërdrejta që i kanë nënshkruar akterët e KEK, akterë që sot dalin në intervista dhe akuzojnë për energji… dhe pastaj nga 2020 e këndej. Sllovenia dhe në tri katër vitet e fundit është Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut dhe Danimarka përbëjnë 94-95 për qind të gjithë importit të energjisë elektrike. Pra vendi kah po buron energjia elektrike, është Shqipëria, Maqedonia e VERIUT dhe Danimarka. Pjesëmarrja e Serbisë në tregun gjatë importit të energjisë elektrike në 2025 është më pak se 1 për qind. Këto janë të dhëna që i kemi marrë deri dje. Për ju që dëshironi ta verifikoni…ajo cka ju siguroj është se importi nga Serbia është më pak se 1 për qind”, tha Muja.

Ai iu është përgjigjur dhe akuzave të LDK-së për çka tha se ata kanë nënshkruar kontratën me Vuk Hamoviqin dhe se që nga 2008-ta deri më 2013-të vlera e kontratës ishte 141 milionë e 489 mijë euro.

“Kush i nënshkroi kontratat me Vuk Hamoviqit… më lejoni ta pyes kolegen në fjalë (LDK) që të pyes kolegët që i ka afër LDK-së që kanë nënshkruar kontrata me Vuk Hamoviqin gjatë shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Kosova është furnizuar me energji elektrike pikërisht nga Vuk Hamoviq. Kontrata një burimore siç kanë dëshirë LDK t’iu referohen me Vuk Hamoviqi janë nënshkruar që nga 2008 dhe vlera totale deri më 2013 kur këta kanë vendosur me ia kalu përgjegjësinë e furnizimit KESCO është në vlerë 141 milionë e 489 mijë euro, pra me kontratë një burimore është zgjedhur Vuk Hamoviqi përfshirë edhe për ta furnizuar Kosovën gjatë Pavarësisë”, tha ai.

Armend Muja

Më shumë nga Lajme

  • 23:39Aksident me fatalitet në Surkish të Podujevës
  • 23:32I dërguari i Trump, Kushner, takohet me udhëheqësin e Hamasit për të nxitur planin e paqes në Gaza
  • 23:02Ngërçi në Kuvend vazhdon, zgjedhja e presidentit në qendër të dialogut politik
  • 22:48Vdes Erdogan Celina, ikona e futbollit të Kosovës
  • 22:34Besnik Tahiri, nesër mban konferencë për media