Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Mungojnë faturat – Shoqata e Prodhuesve kërkon pezullimin e vendimit të ZRRE-së për tarifat e reja të energjisë

GD
Gazeta Demos22 korrik 2025 në 11:49
Mungojnë faturat – Shoqata e Prodhuesve kërkon pezullimin e vendimit të ZRRE-së për tarifat e reja të energjisë

Në reagimin e saj, Shoqata thekson mungesën e përgatitjes institucionale dhe transparencës në implementimin e vendimit.

“Fakti që ende nuk kanë ardhur faturat, tregon qartë se nuk ka pasur as përgatitje minimale për zbatimin e këtij vendimi. Kjo situatë dëshmon mungesën e transparencës, planifikimit dhe konsultimit me palët e prekura”, thuhet në reagim.

Shoqata shpreh shqetësimin se ky vendim vjen në një moment tepër të ndjeshëm për industrinë vendore, e cila po përballet me sfida të shumta ekonomike.

“Ky vendim, në një kohë kur bizneset vendore po përballen me: rritje të madhe të importeve, rënie të eksportit, dhe vështirësi serioze në ruajtjen e tregjeve të BE-së, po shndërrohet në një barrë të papërballueshme për prodhuesit tanë”, thuhet tutje në reagim.

Sipas Lidhjes së Bizneseve, rritja e menjëhershme e kostove të energjisë pa paralajmërim dhe pa asnjë konsultim me sektorin privat, mund të ndikojë rëndë në konkurrueshmërinë dhe mbijetesën e ndërmarrjeve vendore.

“Rritja e menjëhershme e kostove të energjisë, pa asnjë paralajmërim apo diskutim me sektorin privat, rrezikon jo vetëm konkurrueshmërinë, por edhe vetë mbijetesën e shumë ndërmarrjeve vendore”, thuhet mes tjerash në reagim,

Shoqata kërkon që ZRRE të tërheqë menjëherë vendimin dhe të nisë një proces të ri, të planifikuar dhe gjithëpërfshirës.

“ Kërkojmë nga ZRRE pezullimin e menjëhershëm të vendimit dhe fillimin e një procesi të përgjegjshëm, të hapur dhe të planifikuar për një tranzicion të drejtë dhe të qëndrueshëm në fushën e energjisë. Sektori prodhues duhet të trajtohet si partner strategjik, jo si viktimë e politikave të nxituara. Lidhja e Bizneseve të Kosovës do të jetë gjithmonë pranë prodhuesve dhe bizneseve, në shërbim të zhvillimit ekonomik të Republikës së Kosovës”, thuhet në reagim.

Më shumë nga Lajme

  • 11:07Paneli i Gjykatës së Apelit merr vendim për kërkesën e Mbrojtjes së ish-krerëve në Hagë
  • 11:05Qeveria miraton marrëveshjet për programet IPA , Kurti tregon vlerën e fondeve
  • 11:04Deputetja e VV-së: PDK-ja nuk e ka luksin të kushtëzojë çështjen e presidentit me ligjin për Specialen
  • 10:55Lushtaku mobilizon Skenderajn për protestën e nesërme në mbështetje të çlirimtarëve
  • 10:46Nëntë të akuzuar për kultivimin e mbi 1 toni kanabis në plantacionet e Kliqinës dhe Sferkës