Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Murati i reagon stafit të Vjosa Osmanit që ia nxorën deklaratën për zgjedhjet: Pjesë e shkëputur, vlen vetëm pas 3 raundesh

GD
Gazeta Demos7 mars 2026 në 19:56
Murati i reagon stafit të Vjosa Osmanit që ia nxorën deklaratën për zgjedhjet: Pjesë e shkëputur, vlen vetëm pas 3 raundesh

Ditën e sotme, këshilltaret e presidentes Vjosa Osmani, Donika Kadaj dhe Egnesa Vitia, kanë ndarë në rrjetet sociale, një video të ministrit Hekuran Murati, i cili më herët kishte deklaruar se vendi shkon në zgjedhje nëse deri me 4 mars nuk zgjidhet presidenti i ri.

Ndaj kësaj ka reaguar vetë Murati, duke thënë fillimisht se video e ndarë është ‘’pjesë e shkëputur të një deklarate’’ të tij.

Në postimin e tij, ministri, ka thënë se deklarata e tij vlen ‘’për situatën ku pasi janë zhvilluar 3 raunde votimi’’.

Murati, po ashtu, në postimin e tij ka ndarë edhe një formë të dekretit se si do të dukej ai ‘’nëse do të ishin plotësuar kushtet për t’u shpërndarë Kuvendit’’.

Postimi:

Këshilltarë nga kabineti i Presidentes Osmani paskan shpërndarë një pjesë të shkëputur të një deklarate timen të bërë me 25 dhjetor të vitit të kaluar, si argument ku e kanë mbështetur dekretin e shpërndarjes së Kuvendit.

Sado që ndjehem i nderuar që deklarata ime qenka marrë si referencë juridike nga kabineti i Presidentes, më duhet ta sqaroj përsëri që deklarata ime vlen për situatën ku pasi janë zhvilluar 3 raunde votimi dhe asnjë kandidat nuk ka marre 61 vota, shpërndahet Kuvendi dhe shkohet në zgjedhje, sipas Nenit 86 (6) të Kushtetutës.

Mirëpo dekreti i lëshuar dje nuk është marrë mbi bazën e Nenit 86 (6), por mbi bazën e Nenit 82 (1.3).

E Neni 82 (1.3) i jep 60 DITË afat që nga nisja e procesit të zgjedhjes së Presidentit, para se të shpërndahet Kuvendi. Prandaj në mënyrë që dekreti të qëndronte, NUK do duhej të merrej në ditën e dytë, por tek pasi të ishin konsumuar 60 ditë, siç e përcakton Kushtetuta.

Kësisoj, dekreti është në shkelje të Kushtetutës.

PS. Ja se si do të dukej dekreti nëse do të ishin plotësuar kushtet për t’u shpërndarë Kuvendi dje, ashtu siç kam deklaruar me 25 dhjetor (por ja që nuk jemi në atë situatë) .

VV

Më shumë nga Lajme

  • 10:57Krasniqi: BE-ja do të duhej të shqetësohet nga deklarata e Daçiqit, jo nga vendimet e Kuvendit të Kosovës
  • 10:54Mbledhja e KPM-së nis me mbi 30 minuta vonesë
  • 10:49“Na shpëtuan vazot e luleve…”, shqiptari u fut me makinë në restorantin në Selanik, pas testeve rezulton i dehur
  • 10:47Kurti s’flet për deklaratën e Daçiçit që ka thënë se “flamuri serb herët a vonë do të valëvitet mbi Prizren”
  • 10:45Kurti: Partneriteti me SHBA-në dhe NATO-n, prioritet afatgjatë i Kosovës