Deputetja Ganimete Musliu i ka bërë thirrje kryeministrit Kurti ti largojë forcat e njësitit special nga Skenderaj.
Shkrimi i saj:
Përdorimi i institucioneve shtetërore dhe aparatit të pushtetit kundër një komune vetëm se nuk mund të depertosh politikisht përbën një abuzim serioz të pushtetit. Veprime të tilla thellojnë përçarjet, nxisin tensionet dhe kontribuojnë drejtpërdrejt në një mjedis ku dhuna normalizohet. Albin mos nxit dhunë tërhiqi forcat speciale nga Skenderaj.
