Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Musliu: Kur Thaçi të shkelë tokën e Kosovës i lirë, duhet të zgjidhet president

GD
Gazeta Demos9 shtator 2026 në 07:24
Musliu: Kur Thaçi të shkelë tokën e Kosovës i lirë, duhet të zgjidhet president

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka folur për mundësinë e rikthimit të Hashim Thaçit në postin e presidentit të Kosovës, në rast të lirimit të tij nga Gjykata Speciale në Hagë.

Musliu tha se në rrethana normale, kthimi i Thaçit në Kosovë pas një lirimi do të duhej të shoqërohej me një akt solemn dhe unanim nga skena politike dhe sipas saj, të zgjidhje president,.

“Ta jem komplet e sinqertë edhe me ju edhe me teleshikuesit. Në rrethana normale, një shtet normal që e di vlerën e shtetit, vlerën e historisë, peshën institucionale, vetë fakti që presidenti Thaçi e lëshon Presidencën, del në konferencë për shtyp, jep dorëheqje, shkon paraqitet në organet e drejtësisë, bashkëpunon me organet e drejtësisë, shkon në Hagë, do duhej një shtet normal që minimalisht ta përmbushte një akt, gati solemn, dhe unanimisht me dal si sferë politike dhe me thënë që po, do të zgjidhet Hashim Thaçi president më 16, kur ai ta shkelë tokën e Kosovës i lirë”, u shpreh Musliu.

Ajo theksoi se, sipas saj, Kosova aktualisht nuk po funksionon si një shtet normal dhe se për këtë arsye mbetet vetëm pritja për zhvillimet në Hagë.

“Në rrethanat që jemi aktualisht dhe duke e pasur parasysh që ne nuk jemi duke funksionuar si një shtet normal, fatkeqësisht, dhe këtë duhet ta themi dhe ta pranojmë, unë them se krejt çka mundemi me bë është që ta presim 16 shtatorin me bindje e me besim të plotë e me shpresë të madhe që përfundimisht në atë Gjykatë të triumfojë drejtësia”, deklaroi ajo në Klan.


musliuthaçikosovës

Të ngjashme

Gazmend Hoxha drejtuar Kurtit: Ndjejë përgjegjësi institucionale e morale për vrasjen e Arlindës, ndaj po jap dorëheqje

Gazmend Hoxha drejtuar Kurtit: Ndjejë përgjegjësi institucionale e morale për vrasjen e Arlindës, ndaj po jap dorëheqje

18:51
Mbyllen shtatë biznese në veri të Kosovës, shqiptohen edhe shtatë gjoba

Mbyllen shtatë biznese në veri të Kosovës, shqiptohen edhe shtatë gjoba

15:46
Fehmi Hoti caktohet ushtrues detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës

Fehmi Hoti caktohet ushtrues detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës

12:53
Protestuesit nisin të gjuajnë me vezë para Qeverisë së Kosovës

Protestuesit nisin të gjuajnë me vezë para Qeverisë së Kosovës

09:28

Më shumë nga Lajme

  • 22:02Qelaj: Viktima vdiq në duart e shtetit, rrezikon përsëritja e rastit të Arlindës
  • 21:22Nisin hetime në Serbi për arsyet që Milan Radoiçiqi nuk u çua në paraburgim
  • 21:10Dështimi i seancës gjyqësore në rastin e Arlinda Zekajt, anëtari i KGJK-së tregon arsyet
  • 20:58Kandidati për deputet i “Listës së Studentëve”: Nuk do ta njohim kurrë pavarësinë e Kosovës
  • 19:48Musliu-Shoshi kritikon institucionet: 44 ditë nga dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, ende pa strategji e buxhet