Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka deklaruar se një vendim për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë do të kishte pasoja të mëdha jo vetëm për Kosovën, por edhe për faktorët ndërkombëtarë.
Musliu tha në emisionin “Shoqet” se pret që më 16 shtator të ketë vendim për lirimin e tyre, duke theksuar se çdo vendim tjetër, sipas saj, do të sillte pasoja jashtëzakonisht të mëdha zinxhirore.
“Çdo vendim tjetër përveç lirimit pa asnjë kusht të pafajshëm ka me pasë pasoja jashtëzakonisht të mëdha zinxhirore. Jo vetëm për Kosovën, por edhe për ndërkombëtarët”, tha Musliu.


