Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Ulutash: Rruga drejt stabilitetit të qëndrueshëm është politike, jo ushtarake

GD
Gazeta Demos14 shtator 2026 në 09:00
Ulutash: Rruga drejt stabilitetit të qëndrueshëm është politike, jo ushtarake

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, ka deklaruar se stabiliteti afatgjatë në Kosovë dhe në rajon nuk mund të arrihet vetëm përmes pranisë ushtarake, por kërkon zgjidhje politike.

Në një intervistë ekskluzive për Telegrafin, Ulutash theksoi se KFOR-i vazhdon të japë kontribut të rëndësishëm në aspektin ushtarak, por se rruga drejt stabilitetit të qëndrueshëm është politike.

“Më lejoni të shtoj se, ndërsa KFOR-i vazhdon të ofrojë kontribute të rëndësishme ushtarake, rruga drejt stabilitetit të qëndrueshëm është politike, jo ushtarake”, deklaroi Ulutash.

Ai bëri të ditur se NATO vazhdon ta mbështesë plotësisht dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

“Prandaj, NATO vazhdon ta mbështesë plotësisht dialogun e lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, si kornizë për zgjidhjen e çështjeve të pazgjidhura, duke respektuar të drejtat e të gjitha komuniteteve”, tha komandanti i KFOR-it për Telegrafin.

Dialogu i lehtësuar nga BE-ja synon normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ndërsa NATO vazhdon të kontribuojë në ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe të lirë për lëvizje në Kosovë.

Ndryshe, procesi i dialogut ka muaj që nuk ka shënuar përparim, ndërkohë që Kosova është përballur me zgjedhje dhe bllokadë institucionale, kurse Serbia së shpejti pritet të mbajë zgjedhje të reja parlamentare.

Ulutash, i cili vjen nga Turqia, po shërben për herë të dytë në krye të KFOR-it. Pas përfundimit të mandatit, atë pritet ta pasojë gjeneralmajori italian Roberto Vergori.

ulutashpolitikeushtarake

Të ngjashme

Balla: Do të kisha dashur të ishim të gjithë në shesh, pa dallime politike

Balla: Do të kisha dashur të ishim të gjithë në shesh, pa dallime politike

17:59
Deputetja e PDK-së: Vogëlsi politike që Marshi të kthehet në betejë politike, vëmendja tash duhet të jetë aty

Deputetja e PDK-së: Vogëlsi politike që Marshi të kthehet në betejë politike, vëmendja tash duhet të jetë aty

18:58

Më shumë nga Lajme

  • 09:02PDK-ja e dërgon në Kushtetuese konstituimin e Kuvendit dhe Qeverinë Kurti IV
  • 09:00Gashi: Për çdo ditë të humbur, përgjegjësia politike ka emër dhe mbiemër
  • 08:57Ramadani: Kosova në agoni institucionale, zgjedhjet e vetmja rrugë e legjitimimit
  • 08:56Fotografia e katërshes së UÇK-së shfaqet në Times Square
  • 08:55Musliu: Nëse dënohen ish-krerët e UÇK-së, do të ketë pasoja të mëdha