Deputetja e zgjedhur e PDK-së, Ganimete Musliu ka shkruar pasi Sami Lushtaku dhe 7-të të tjerë, janë shpallur të pafajshëm dhe janë liruar nga të gjitha pikat e aktakuzës në rastin “Drenica 1”.

Ajo ka thënë se ky vendim është një kujtesë se drejtësia duhet të jetë e bazuar në fakte, e paanshme dhe e dhënë brenda një afati të arsyeshëm.

“Shpresoj që edhe të gjithë çlirimtarët e tjerë, të cilët vazhdojnë të mbahen në paraburgim apo të përballen me procese gjyqësore të stërzgjatura, të kenë sa më shpejt një proces të drejtë dhe epilog sipas ligjit”, ka shtuar Musliu.