Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Mustafa: Kosova zonë sizmike, mund të kemi tërmet deri në 6.5 ballë të Rihterit

GD
Gazeta Demos10 shkurt 2026 në 23:57
Mustafa: Kosova zonë sizmike, mund të kemi tërmet deri në 6.5 ballë të Rihterit

Drejtori i Institutit Sizmologjik, Shemsi Mustafa, në Edicionin Special, ka folur në lidhje me tërmetin e sotëm që goditi Kosovën.

Ai tha se ky tërmet është i madhësisë së mesme, por shtoi se qytetarët janë frikësuar.

“Tërmeti ishte i madhësisë 4.8 të shkallës së Rihterit. Epiqendra ishte 22-23 km në Lindje të Prizrenit, afër Shtërpcës. Ishte tërmet me madhësi që krijoi panik dhe shqetësim për qytetarët e Kosovës, kishte madhësi mesatare, por qytetari mendon se është tërmet shumë i fuqishëm”, u shpreh Mustafa.

Ai tha se zona e Prizrenit është zonë sizmike, e cila ka gjeneruar tërmete në të kaluarën, por mund të gjenerojë tërmete edhe më të mëdha në të ardhmen.

“Dihet mirë se Prizreni është goditur më parë nga një tërmet të shkallës 6.8. Të gjithë qytetarët duhet ta dinë se territori i Kosovës është zonë sizmike. Janë disa zona që mund të goditen me tërmete më të fuqishme, e disa me më të ulët. Janë tri zona që mund të goditen me tërmete me magnitudë maksimale 6.5 të shkallës së Rihterit. Ne duhet gjithherë t’u referohemi katalogut historik”.

“Duhet t’u referohemi hartave të rrezikut sizmik sepse janë studim që janë llogaritur shumë parametra, siç është katalogu historik që është parametri kryesor, pastaj është tektonika, neotektonika, sizmotektonika, topografia e informacionit gjeologjik, dhe me të gjithë këta parametra të llogaritur përpilohen hartat e rrezikut sizmik që e japin me periudha përsëritëse për një tërmet të mundshëm dhe me probabilitet. Dhe faktikisht, bazuar në hartën e rrezikut sizmik, me probabilitet 72.6% mund të goditet Kosova në periudhën përsëritëse 100 vite me një magnitudë 6.5 të shkallës së Riterit. Këtë informatë duhet ta dinë të gjithë qytetarët e Kosovës”, deklaroi Mustafa

termet

Më shumë nga Lajme

  • 12:46Haradinaj: Kurtit s’i prishet relaksi sepse nuk rrëzohet me këtë opozitë të mjerë, qyqare
  • 12:42Ramadani: Thirrja e SHBA-së dhe BE-së duhet të jetë vetëdijësuese për partinë që bllokoi Kuvendin
  • 12:41Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për falsifikim dokumentesh dhe mashtrim
  • 12:22I kërkuar nga Interpoli për rrëmbim fëmije, i dyshuari ekstradohet nga Kosova për në Spanjë
  • 12:21Çmimet e naftës rriten për mbi 2% pas kërcënimit të Trumpit për “luftë ekonomike” ndaj Iranit