Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Nagavci kërkon dënime nga ndërkombëtarët për Serbinë: Nuk po heqin dorë nga pretendimet territoriale për Kosovën, Radoiçiç mbetet i lirë

GD
Gazeta Demos15 tetor 2026 në 10:33
Nagavci kërkon dënime nga ndërkombëtarët për Serbinë: Nuk po heqin dorë nga pretendimet territoriale për Kosovën, Radoiçiç mbetet i lirë

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka ngritur shqetësime në Kuvendin e Kosovës lidhur me, siç tha ajo, pretendimet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës, mosdorëzimin e përgjegjësve për sulmin terrorist në Banjskë dhe diskriminimin e shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë.

Nagavci ka deklaruar se, ndërsa Kosova vazhdon bashkërendimin me Bashkimin Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-n për sigurinë rajonale, Serbia vazhdon ndërhyrjet politike dhe nuk ka hequr dorë nga pretendimet territoriale ndaj Kosovës.

Ajo ka përmendur edhe shfaqjen publike të Milan Radoiçiqit pranë djalit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, në tubimin e Partisë Progresive Serbe, të mbajtur më 9 tetor në Kragujevc.

Sipas Nagavcit, Radoiçiqi, të cilin ajo e cilësoi si organizator të sulmit në Banjskë, ku u vra rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, vazhdon të jetë i lirë në Serbi, pavarësisht përgjegjësisë së pranuar për organizimin e grupit të armatosur që sulmoi Policinë e Kosovës më 24 shtator 2023.

“Çfarë shteti është ky në mes të Evropës? Shtet i papërgjegjshëm, i padenjë për çfarëdo marrëdhënie ndërkombëtare”, ka deklaruar Nagavci.

Ajo ka reaguar edhe ndaj deklaratës së ministrit të Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq, i cili, sipas saj, më 7 tetor në Rashkë ka thënë se flamuri serb do të valëvitet mbi Prizren dhe se Kosova mund të jetë e pushtuar, por kurrë e pavarur.

Nagavci ka theksuar se Prizreni është qytet i Republikës së Kosovës dhe se sovraniteti i vendit nuk mund të cenohet nga pretendimet e tilla.

Në fjalën e saj në Kuvend, ajo ka ngritur pikëpyetje edhe për raportimet mbi mobilizimin elektoral në mbështetje të Vuçiqit në rajonin e Gorës, duke kërkuar nga institucionet e Kosovës të verifikojnë organizimin dhe financimin e aktiviteteve të tilla.

“Gora nuk është komunë, por është pjesë e Komunës së Dragashit. Përfaqësimi i komunitetit goran nuk autorizon veprimtari të paligjshme”, ka thënë ajo.

Nagavci ka folur gjithashtu për gjendjen e shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, duke përmendur pasivizimin e adresave, diskriminimin dhe pengesat në arsim dhe në përdorimin e gjuhës shqipe.

Ajo ka bërë thirrje për mbështetje të pjesëmarrjes së lirë të shqiptarëve në zgjedhjet në Serbi dhe ka përmendur marrëveshjen e tetë subjekteve politike shqiptare për krijimin e një liste të përbashkët zgjedhore, me Shaip Kamberin në krye.

Në përfundim, shefja e Grupit Parlamentar të VV-së ka kërkuar që Bashkimi Evropian, Këshilli i Evropës dhe institucionet ndërkombëtare të reagojnë ndaj pretendimeve territoriale të Serbisë, mosdorëzimit të përgjegjësve për sulmin në Banjskë dhe diskriminimit të shqiptarëve në Serbi.

Ajo ka theksuar se reagimet ndërkombëtare duhet të shoqërohen me masa konkrete dhe përgjegjësi shtetërore. 

nagavcipretendimetterritoriale

Të ngjashme

Nagavci: Deri në javën tjetër funksionalizohet grupi punues për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së

Nagavci: Deri në javën tjetër funksionalizohet grupi punues për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së

13:55

Më shumë nga Lajme

  • 19:41Shqipëri, 16 protestuesit e arrestuar dalin nesër para gjykatës
  • 19:40The Guardian: Izareli ka bllokuar ndërtimin e hapësirave ku do të vendoseshin trupat e Kosovës dhe Marokut
  • 19:39Arrestohet në Spanjë kosovari i cili dyshohet se vodhi në shtëpitë e futbollistëve të Barçës
  • 19:38Çfarë po ndodh në Tiranë?- Persona të panjohur rrëmbejnë një vajzë mes ulërimave
  • 19:33Rrahmani: Më vjen keq për çdo hap që e kam bërë për me ardhë Kurti në pushtet