Naim Behlulaj, kandidati për deputet nga LDK-ja me numër 72, fundjavën e ka nisur në mesin e qytetarëve dhe mbështetësve të tij në Rakosh.
Behlulaj ka zhvilluar një takim me nëndegën e LDK-së në këtë fshat, ku është pritur nga një numër i konsiderueshëm pjesëmarrësish, shkruan GazetaDemos.
Gjatë bashkëbisedimit, ai ka prezantuar vizionin dhe angazhimet e tij për zgjedhjet e 7 qershorit, duke kërkuar mobilizim dhe përkrahje për LDK-në.
Sipas tij, mbështetja dhe energjia që po vjen nga qytetarët në çdo takim janë tregues i besimit për ndryshim dhe përfaqësim dinjitoz në Kuvendin e Kosovës.