Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“Naimin e gjeta në ”Swiss”- Leonard Ademaj rrëfen para gjykatës çka kishte ndodhur pas vrasjes së motrës së tij

GD
Gazeta Demos14 korrik 2025 në 09:57
“Naimin e gjeta në ”Swiss”- Leonard Ademaj rrëfen para gjykatës çka kishte ndodhur pas vrasjes së motrës së tij

Leonard Ademaj, vëllai i Liridona Ademajt, në cilësinë e dëshmitarit ka treguar se çfarë kishte ndodhur në natën kritike, takimin me Naim Murselin dhe se çka i kishte thënë ky i fundit pas vrasjes së Liridona Ademajt, motrës së dëshmitarit.

Ademaj para gjykatës tregoi versionin që ia kishte dhënë Murseli për ngjarjen që kishte tronditur opinionin publik.

“ Kur kam pyet: Ku është Naimi? Më kanë thënë se është duke dhënë deklaratë. Pas një orë, një orë e gjysmë, Naimi ka dalë nga policia. Ne fëmijët i kishim marrë në veturë edhe ishte orar gjumi. Kur ka dalë Naimi nga policia, aty ishte prezent edhe Kushtrim Kokalla. Ne e kemi pyet Naimin se çfarë ndodhi? Ai më tha që “na ka dalë një hajn me armë dhe na ka kërkuar të holla. Unë tha i kam dhanë të hollat, i kam thënë edhe Liridonës jepi krejt çka ki. Liridona duke shikuar në çantë, i kam hap dyert dhe i kam thanë fëmijëve me ikë. Pasi kemi shku diku 4-5 metra, e kam ni një krismë dhe unë vazhdoja të ikja me fëmijët. Ka ardhur një veturë në drejtim tonin dhe ka dasht me na shkelë mu dhe fëmijët. Kam kërkuar ndihmë në disa shtëpi aty, por që nuk më kanë dhënë ndihmë ”, ka deklaruar Leonard Ademaj.

Dëshmitari ka bërë të ditur se të nesërmën pas ngjarjes së rëndë ka kërkuar të takohet me Naim Murselin, të cilin e kishte gjetur në hotelin ‘Swiss Diamond’ duke bërë luks.

“ Të nesërmen kam kërkuar të takohem me Naimin, e kam gjet në ‘Swiss’, në një dhomë rate. Kish pasë ushqim dhe e kish porosit drekën ”, ka deklaruar ai.

Dëshmia e Leonard Ademajt po vazhdon në seancën e së hënës, që ka filluar nga ora 09:00.

Më shumë nga Lajme

  • 10:44Gruda: Haradinaj është hero i gjallë, thirrja për pushkatim është trishtuese
  • 10:41Arrestohet një qytetar i Kosovës në Serbi
  • 10:27Pritje deri në 1 orë, kjo është gjendja në pikat kufitare
  • 10:13Publikohet identiteti: Raporton se i arrestuari nën dyshimet për spiunazh është një arsimtar nga Dragashi
  • 09:56Arrestohen dy burra në Podujevë: Dyshohet se rrahën një grua, dërgohet në QKUK