Dr. Besnik Berisha përfundoi studimet për Mjekësi të Përgjithshme në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës ndërsa specializimin e përfundoi për Fiziatri. Për vite me rradhë punoi në Klinikën e Mjekësisë Fizikale duke u shërbyer qytetarëve në lëminë e fiziatrisë. Oda e Mjekëve të Kosovës u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij.