Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Ndalohen 19 kryesues në Suharekë, të dyshuar për dallavere me vota

GD
Gazeta Demos10 shkurt 2026 në 16:06
Ndalohen 19 kryesues në Suharekë, të dyshuar për dallavere me vota

Prokuroria Themelore në Prizren ka ndaluar 19 kryesues në Suharekë nga 72 sa janë intervistuar, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Falsifikimi i rezultateve të votimit”.

Aksioni mes Prokurorisë dhe Policisë u zhvillua pas dyshimeve lidhur me procesin e rinumërimit të rezultateve të votimit, në Qendrën Komunale të Numërimit në Suharekë.

Hetimi është iniciuar me urdhër të Kryeprokurorit Petrit Kryeziu.

Prokuroria bëri të ditur se brenda afateve ligjore, do të vlerësojë parashtrimin e kërkesës lidhur me caktimin e masës për sigurimin e prezencës së të pandehurve në procedurë.

Më shumë nga Lajme

  • 13:55“Liria e Kosovës nuk gjykohet”, nisin të mblidhen protestuesit në Shkup
  • 13:51Kurti pranon letër urimi nga kongresisti amerikan, kërkohet marrëveshje për presidentin e ri
  • 13:31Koci: A ka lidhje insistimi i Serbisë për veriun edhe me fshehjen e krimeve të luftës?
  • 13:21Australia i bashkohet zërit në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
  • 13:07OIK thirrje organeve kompetente për rastin e infermieres: Të hetohet me seriozitet