Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se me aktvendim të prokurorit të shtetit është ndaluar për 48 orë një person me inicialet H.H., i dyshuar për veprën penale “Kanosja”.
Sipas njoftimit, i dyshuari H.H. ka kanosur gazetarin S.M. për shkak të ushtrimit të detyrës dhe profesionit të tij.
Prokurori i shtetit ka paraqitur kërkesë në gjykatën kompetente për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit.
