Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Ndërrohet komanda e KFOR-it, Vergori: Jemi krenarë për misionin tonë!

GD
Gazeta Demos14 tetor 2026 në 13:06
Ndërrohet komanda e KFOR-it, Vergori: Jemi krenarë për misionin tonë!

Komandanti i ri i misionit të KFOR-it në Kosovë, gjeneralmajor Roberto Vergori, ka thënë se misioni do të vazhdojë të jetë i përkushtuar në përmbushjen e mandatit të tij dhe në krijimin e kushteve për një të ardhme me paqe të qëndrueshme, demokraci dhe prosperitet për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Vergori këto deklarata i bëri në ceremoninë e ndërrimit të komandës së KFOR-it, pas marrjes së detyrës nga gjeneralmajori Ozkan Ulutash.

Ai theksoi se shërbimi ndaj njerëzve dhe përgjegjësia për mbrojtjen e tyre janë në thelb të misionit ushtarak.

“Synimi ynë është të sigurojmë që misioni të vazhdojë të luajë rolin e tij në krijimin e kushteve të duhura për një të ardhme në të cilën gjeneratat e reja mund të gëzojnë plotësisht përfitimet e paqes së qëndrueshme, demokracisë dhe prosperitetit. Ky është edhe motoja ime: liri për njerëzit, shërbim për njerëzit. Ne jemi krenarë për misionin tonë, që është të mundësojmë përparim për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë”, tha ai.

Komandanti i ri i KFOR-it e cilësoi marrjen e detyrës si privilegj dhe përgjegjësi të madhe, duke rikujtuar se misioni në Kosovë është operacioni më i gjatë dhe, sipas tij, ndoshta më i madhi i NATO-s.

“Edhe në vitin 1999, kur fillova dislokimin tim të parë operacional, nuk do ta kisha menduar se një ditë do të shërbeja në operacionin më të gjatë dhe, ndoshta, më të madh të NATO-s. Sot, të jem pjesë e këtij misioni nuk është vetëm detyrë, por një privilegj i jashtëzakonshëm dhe një përgjegjësi e madhe. Ashtu siç u tha, edhe unë i bashkohem këtij përkushtimi ndaj Kosovës. Ne mbetemi thellësisht të përkushtuar për përmbushjen e mandatit tonë afatgjatë, me angazhim të vazhdueshëm operacional”, tha ai.

Vergori foli edhe për rëndësinë e kalimit të përgjegjësive në jetën ushtarake, duke theksuar se shërbimi dhe detyra qëndrojnë mbi interesat personale.

“Ndryshimet e komandës dhe kalimi i përgjegjësive janë pjesë e pandashme e jetës ushtarake, veçanërisht kur jemi të dislokuar jashtë vendit. Por sot është më shumë se kaq. Është më shumë sesa një dorëzim formal i detyrës. Shërbimi është themeli i ushtrisë. Detyra vjen gjithmonë e para. Jo sepse kemi diçka për të përfituar, por sepse tashmë kemi bërë zgjedhjen tonë: t’ia kushtojmë jetën shërbimit ndaj njerëzve të cilët kemi përgjegjësi t’i mbrojmë. Kjo është ajo që u jep kuptim uniformave që mbajmë”, u shpreh ai. EO

kfor-itvergorijemi

Të ngjashme

Takim me ushtarakët serbë në Prishtinë, KFOR del me sqarim

Takim me ushtarakët serbë në Prishtinë, KFOR del me sqarim

21:26
“Jemi bashkë, ashtu siç kemi qenë gjithmonë”, llogaria e Thaçit rikthen mesazhin e tij për FSK-në

“Jemi bashkë, ashtu siç kemi qenë gjithmonë”, llogaria e Thaçit rikthen mesazhin e tij për FSK-në

19:17
​Kritikohet takimi i KFOR-it me ushtarakë të Serbisë në Prishtinë, Bajqinovci: Politikisht i papërshtatshëm dhe i pandjeshëm

​Kritikohet takimi i KFOR-it me ushtarakë të Serbisë në Prishtinë, Bajqinovci: Politikisht i papërshtatshëm dhe i pandjeshëm

14:56
“Nuk mund të themi se jemi mashtruar”, vajza e Enver Malokut për pritjet nga Gjykata Speciale

“Nuk mund të themi se jemi mashtruar”, vajza e Enver Malokut për pritjet nga Gjykata Speciale

22:50

Më shumë nga Lajme

  • 10:46Në 04:30 të mëngjesit po hynte në Kosovë, arrestohet edhe personi i tretë i dyshuar për përgatitje të një vrasjeje
  • 10:44Kurti takon anëtarët e sapozgjedhur të Këshillit Kombëtar Shqiptar
  • 10:38Basha: Pastrimi i rrugëve nga bora vazhdoi edhe gjatë natës
  • 10:26KFOR: Mbetemi të përkushtuar për sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë
  • 10:26KFOR: Mbetemi të përkushtuar për sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë